Një polak do të gjykojë Armeni – Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2015 | 11:42

Një polak do të gjykojë Armeni – Shqipëri

gjyqtari polakuAlbitri polak Szymond Marciniak do të drejtojë ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë që do të luhet të dielën më 11 tetor. Takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016”, do të luhet rreth orës 18:00 në Jarevan.

Sipas portalit “90minut”, në krah të 35­vjeçarit polak do të jenë Sokolnicki Pali dhe Tomas Listkiewicz. Polaku Szymon është albitër i FIFA­s dhe gjykon ndeshjet e Champions League. Ai mbahet si një nga albitrat më të mirë polak.

Ndeshja mes Armenisë dhe Shqipërisë pritet me interes jo vetëm për djemtë e De Biazit por për të gjithë sportëdashësit e Kombëtares, edhe për faktin se ky është takimi i fundit që do të vendosë nëse Shqipëria do të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian. Por edhe nëse Shqipëria nuk arrin një rezultat pozitiv në Armeni, mbetet edhe një mundësi e fundit, Play­of­i i vendeve të treta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"