NOTAT/ Nga Rashica te De Biazi, vlerësimet pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2016 | 16:58

NOTAT/ Nga Rashica te De Biazi, vlerësimet pas ndeshjes

Shqipëria fitoi një natë më parë 0-2 miqësoren ndaj Luksemburgut, duke shënuar një rezultat pozitiv pas humbjes katër ditë më parë ndaj Austrisë. Edhe pse rezultati është në favor të kuqezinjve, jo të gjithë ata bënë një paraqitje të shkëlqyer në transfertë.

Untitled-19Sipas vlerësimeve pas ndeshjes, Sadiku dhe Cikalleshi renditen në krye të listës për dy golat e shënuar dhe paraqitjen në fushën e blertë, ndërsa pas tyre vijnë Kaçe, Gjimshiti dhe trajneri De Biazi.

NOTAT:
BERISHA 5,5 – Momenti më i vështirë ishte në minutën e 54-ët, por kundërshtari, edhe pse i vetëm me të, gjuajti jashtë. Më pas spektator dhe një siguri për të gjithë kuqezinjtë. (nga min 60′,
SHEHI 5,5 – Një tjetër spektator në fushë…).
VESELI 5,5 – Lëviz mirë dhe ka një teknikë të pëlqyeshme, por nuk shtyn kurrë sa duhet përpara. Mund ta kishte shfrytëzuar më mirë shansin që pati për të treguar se Hysaj nuk është i paprekshëm në formacion. Mesatar.
GJIMSHITI 6 – I fortë në duelet në ajër, por ndonjëherë e tepron me mbajtjen e topit. I duhet punë për të konkurruar realisht ndonjë nga titullarët e mbrojtjes.
AJETI 5,5 – Pozicional dhe i ashpër në markimin një për një. Vuan me lojtarët teknikë dhe druhet më shumë se sa duhet pas kartonit që mori që në pjesën e parë. (nga 67′, Roshi – Pak dëshirë për të bërë diferencën në një terren të rrezikshëm).
ALIJI 5 – Mendon shumë për fazën mbrojtëse, por në atë sulmuese lë shumë për të dëshiruar. Sigurisht, Basha nuk është partneri ideal, por as kundërshtarët nuk janë Gjermania… I lexueshëm. (nga 61′, Lenjani – Vetëm një gjuajtje nga distanca dhe më pas boshllëk…).
BASHA 5- Humbet në të majtë të treshes qendrore dhe kur e kupton se nuk është në regji, përpiqet të spostohet pak më para, por aty përplaset ose me Memushajn, ose me Gashin. Në hije.
KUKELI 5 – I përhumbur. Shumë të rinj që nuk kuptojnë ndoshta stilin e tij, por nuk i japin as hapësirat e nevojshme për të shërbyer. Me Bashën dhe Memushajn nuk u mor vesh asnjëherë, por edhe presingu mbi të ishte asfiksues. (Nga 45′ KAÇE 6,5 – Asist për gol dhe shumë presing. Qarkullon mirë topin dhe i jep frymëmarrje sulmit. Në përmirësim)
MEMUSHAJ 5,5 – Shumë personalitet në fushë, por pak kthjelltësi. Për asnjë moment nuk mundi t’i shërbente si duhet Cikalleshit. I paqartë, ndoshta shiriti i kapitenit e emocionoi më shumë sesa duhet… (Nga 60 Rashica – Talent pa hesap dhe duhet pranuar se ishte gjuajtje e bukur nga distanca ajo e minutës së 85-të, por jo për De Biazin. Djaloshi duhet ta dijë se italiani ka dy rregulla të panegociueshme: i pari është taktikë, ndërsa i dyti sërish taktikë…)
GASHI 5 – Vuan si mesfushor krahu dhe detyrohet të hyjë shpesh nga qendra. Shërbehet pak edhe kur është i lirë dhe më pas harrohet thuajse tërësisht. Jashtë forme.
SHALA 5- Nuk është pozicioni i tij natyral dhe vuan më shumë sesa duhet. Por gjithsesi është i turbullt në fazën ofensive dhe shërben shumë pak për sulmin. (Nga 60′ SADIKU 7 – Një prekje, një gol. I shkëlqyer cërrikasi që ndjek me vëmendje aksionin dhe shfrytëzon saktësisht një pasim të Kaçes duke zhbllokuar ndeshjen. Në formë.)
CIKALLESHI 7 – Goli shënohet me sakrificë, por edhe me shumë qetësi. Dje donte të shënonte sa më parë dhe kjo e mundoi më gjatë nga sa e kish llogaritur ndoshta. Lufton si luan në majën e sulmit, fiton faulle dhe flirton me golin disa herë, por duhet të jetë më i qetë dhe më cinik. Potencë sa për dy dhe teknikë mbi të tjerët. Sakrifikues.
TRAJNERI DE BIAZI 6 – Ndeshjet me rivalë të tillë janë të sikletshme për trajnerët, por gjithsesi Shqipëria doli me kokën lart. Të mendosh pastaj që i gjithë formacioni ishte eksperiment… E megjithatë, skuadra jonë vuan shumë kur rivalët mbyllen dhe kur ne duhet patjetër të fitojmë. Ndoshta duhet të ketë një plan B për këtë. Gjithsesi, skuadra ka karakterin e tij: nuk dorëzohet deri në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"