“Nuk pranojmë lojtarë kasetash”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2016 | 21:55

“Nuk pranojmë lojtarë kasetash”

Në një kohë kur lojtarët e huaj po vërshojnë në futbollin shqiptar, Besa, sipas mesfushorit kavajas Alket Çelhaka, është shembulli që duhet ndjekur.

besa (1)Si asnjë ekip me emër e histori, verdhezinjtë aktualisht kanë në përbërje vetëm lojtarë vendës nga 17 deri në 25 vjeç.

“Nuk jam kundër merkatos së të huajve, por lojtarë videokasetash nga Afrika e kudo që janë jashtë Shqipërisë e quaj gabim që të afrojmë. Nëse vazhdohet ky trend, atëherë e ardhmja e futbollit tonë është e zymtë. Po ata mijëra lojtarë grupmoshash përse duhet të djersinë në gjithë Shqipërinë kur nesër askush s’i afron?! Prandaj e quaj Besën tonë modeli ku talentet përkrahen.

Ju kujtoj se kjo strategji u ndoq edhe 3 vite më parë me lojtarët kosovarë Berisha, Fejzullai, Mustafa, Jashanica, Batha, Dita e tjerë që vetëm 18- 19 vjeç iu dha hapësira dhe tani kanë kapur majat. Një Besë me vendës është edhe modeli më i mirë që besoj se do të japë rezultat”, shprehet Çelhaka në prononcimin e tij. Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"