Nga VIRON BEZHANI
Edhe pse është e kotë të harxhosh kohën me këtë PENSIONIST si gjithandej edhe në mendime, jam i detyruar të reagoj për prononcimin e z.Agim Fagu në gazetën “Panorama Sport”. Z.Fagu ka qenë me “pushime” për sportin shqiptar prej 30 vitesh dhe jo sot. Le të na thotë Ai një kontribut të vetëm që ka dhënë gjatë këtyre viteve për sportin shqiptar. Edhe atë periudhë të shkurtër që i dhuruan postin e presidentit të KOKSH-it jo vetëm që nuk solli asgjë të re, por pa asnjë bazë volli vetëm vrer për gjithçka, shau shtetin dhe federatat, ndërkohë që u vetëshpall ZEUS dhe u largua pa i shijuar kërkesat që kishte bërë në KOKSH për rritjen e dietave kur dilte me shërbim. Të njëjtën gjë bëri edhe tani, shau siç di të bëjë Ai dhe nuk dha asnjë zgjidhje. A nuk është kjo Paaftësi? Prandaj ju them lëreni rehat të vegjetojë këtë mendjemadh që është për t’u mëshiruar, pasi dhe kur u angazhua me KOKSH-in nuk mundi të kuptojë misionin e tij. Nuk e ka kuptuar as ky megaloman dhe as ndonjë gazetar që e quajnë rezultatin e sportistëve si dështim të KOKSH-it. Z. Agim, mësoje që KOKSH-i nuk stërvit sportistë. Është e vërtetë që sporti ka probleme, por për këtë ka institucione përkatëse që duhet të bëjnë një analizë teknike. Aq mediokër jeni z.Fagu, sa dhe këtë s’e keni kuptuar? Nuk korrigjohet sporti me mllefe, por me punë, gjë që ju s’e njihni. Dija edhe unë z.Fagu të jepja mendime nga plazhi, por po mundohem të jap kontributin tim modest për kurorëzimin e këtij aktiviteti madhor. Ju vërtet keni qenë sportist i mirë, por luante i gjithë ekipi për ju, kurse mua nuk më ndihmonte njeri të dilja 13 vjet kampion radhazi, por puna dhe trajneri im. Dija edhe unë që pas sportit të mos punoja si trajner por të bëja ndonjë gjë tjetër, pasi ti e di shumë mirë që unë kisha mundësi. Por unë zgjodha sportin ku u shpalla 20 vjet kampion me ekipin që drejtova, si dhe dhashë një kontribut të madh në federatë. Kurse ju z.Fagu jeni mjaftuar me ndonjë xhiro me tuta nga liqeni si xhaxhi Enver dhe duke dhënë ndonjë “mendim” se si zhvillohet sporti. Të presim ndonjë “xhevahir” tjetër kur të shkosh me pushime në Drilon të Pogradecit. Kur mendja ju shkon vetëm te poshtërsitë, ju tregoni karakterin tuaj, z.Fagu. Sa gjynah që cilësitë e tua si sportist nuk janë kombinuar me cilësinë e drejtimit! Të nderuar sportistë, trajnerë dhe drejtues të sportit, faleni z.Fagu dhe përbuzeni mllefin e tij ndaj sportit! Shteti ka bërë brenda mundësive aq sa mund të bëjë. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë nëse jemi bashkëpunues. Me pak mllefe dhe sharje dhe me shumë punë dhe optimizëm.
Ja çfarë tha Fagu
Ish-presidenti i dorëhequr i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Agim Fagu, do të deklaronte para dy ditësh për “Panorama Sport” se sporti ynë është një turp me ne krye Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Marrë shkas nga rezultati zhgënjyes i olimpistëve tanë në “Londër 2012″, Fagu ka fajësuar zyrtarët e KOKSH-it si shkaktarë të këtij përfaqësimi modest. “Nëse e keni vënë re, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vetëm ‘tallet’ me deklaratat e saj që shpesh i merrni seriozisht, sikurse duke dëgjuar kryetarin e delegacionit që është shëmbëlltyra e këtij sporti. Këta jemi ne në të vërtetë. Është Olimpiada skaneri nga i cili konstatohet sëmundja, por varet si dimë ta lexojmë. Më vjen keq vetëm për sportistët që talentin dhe mundin e tyre e përdorin në mënyrë të shëmtuar, për lloj-lloj interesash”, do të deklaronte Fagu, i dorëhequr pas Asamblesë sëë 15-të Statutore, të mbajtur asokohe në Durrës.


Kur arbitrat shqiptarë sillen si pasha
Po ky Bezhani, eshte ne terezi te mendjes apo jo?!
E vetmja gje qe duhet te beje me SHPEJTESI ai, Bello e kompani eshte te jape DOREHEQJEN per kete TURP qe po i bejne sportit me “drejtimin” e tyre prej te PAAFTESH me patente.
Sa Turp, sa Turp!!!!
O Bezhan nuk mbulohet dielli me shoshe. “Perbuzeni mllefin e fagut thote”? Pse mer se dime ne se sa te paafte jeni ju si Koksh? Luiza Gegen e dime gjithe pse nuk shkoi ne londer ,sepse njerez te paafte si ju e futet ne gare me meshkuj ,edhe pse e kapi normen nuk ju qujt nga komiteti olimpik nderkombetar. Jane mledh i tufe injorantesh qe vjelin e vjelin taksapaguesit shqiptar dhe ne fund na derdellisin e na tregojne perralla me mret se ke duhet te degjojme e ke jo. Ju si KOKSH jeni turpi shqiperise dhe ne vend qe te punoni me shume rrini e merreni me dekleratat e fagut. Te pakten ky e pati aq burrni sa te jepte dorheqjen vete ,ku ne shqiperi dihet qe burra te tille me gishtat e dores i numero qe te leshojne karrigen vete.
me pelqen reagimi i z. Bezhani por edhe KOKSh duhet te beje me teper. Te pakten te verifikoje punen e federatave dhe sportisteve.
Kur diskuton edhe Viron Bezhani per Agim Fagun,cdo gje ka marre fund.Vazhdo o Virono,se per tipa si puna jote eshte Shqiperia.Si ka mundesi qe nje alabak(me falni per shprehjen) si puna e Vironit,akuzon me kete gjuhe legjenden e basketbollit Agim Fagu,dhe mbi te gjitha njeriun shembullor Agim Fagu.Zhgarravina si puna Vironit,vemje ne jete dhe ne shoqeri,vetem ne Shqiperi dhe me sahan lepirje arrisin qe te kapin keto pozicione.Prandaj jemi ketu,ku jemi.Mos ju ndaj partive o Virono dhe lojrave te fatit.
Eshte e vertete se nuk ka zhvillim me sharje por, me kete organizim e me keta drejtues qe vetem flasin,vjedhin deri tek dietat e sportistave,presin bileta avioni me shtrejnte se te gjite,mbydhin gojen kur fillojne e i permendin njeri tjetrit ku jane sponsoret sic nodhi me debatin midis tij e peshengritjes{i cili ka eksperience te shkelqyer ne vjedhje e abuzime} ecet vetem Mbrapa.Keta edhe po bene ndonje analize {me dyer te gozhduara}do flasin per 2016,per projekte e sidomos per qetesi Tash i duhen disa muaj paqe deri sa te rizgjidhen po keta njerez ne organet drejtuese te sportit.Pastaj vazhdon jeta.Hej ? Keta e dine se ne kete shtet mund te besh si te duash prandaj nuk permendin se jemi i vetmi vend ne Europe{bashke me San Marinon}pa medalje Olimpike,86 shtete me medale ne kete Olimpiade>. Qendrun papike turpi edhe 10 dite pa asnje gare ne Londer,kur nuk grumbudhojme sportistat disa muaj.Edhe ai grumbudhim disa ditor ne Ronger {para 4 viteve ne Linze }eshte me super cmim ,kur paaftesi mbulohet me premtime boshe e vazhdo te vjedhim mjafto mos ti nxjerim lakrat para popullit.