Organizim masiv tek “Asllan Rusi” dhe… bamirësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2016 | 10:16

Organizim masiv tek “Asllan Rusi” dhe… bamirësi

Tifozët e Juventusit duken më të organizuar për supersfidën e sotme ndaj Bajernit të Mynihut.tifozet e juventusit ne asllan rusi Ata kanë prenotuar pallatin e sportit “Asllan Rusi” duke i dhënë mundësi që të jenë në numër shumë të madh, në mënyrë që të krijojnë atmosferën e stadiumit edhe në Tiranë.

Përpara një monitori gjigant, organizatorët e “JUVENTUS CLUB ALBANIA” pritet të mbështesin së bashku klubin italian. Por, nuk do jenë vetëm 90 minuta të përjetuara në mënyrë spektakolare dhe me emocione të forta.

Si grupim, kanë vendosur të ndjekin edhe një kauzë shumë të ndjeshme. Hyrja në “Asllan Rusi” do jetë me biletë (250 lekë, ku përfshihet një pije) dhe një pjesë e madhe e të ardhurave do shkojë si kontribut për një prej tifozëve juventinë, Klajdi Spahiu, i cili vuan nga leucemia dhe po kurohet në Gjermani.

Një mision shumë human, i cili u jep një arsye më tepër për të qenë akoma më të shumtë në numër. Nga ora 18:30-20:00 është vendosur si orar për t’u mbledhur në Pallatin e Sportit, para se të nisin brohoritjet dhe koret në mbështetje të Juventusit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"