Oskar, besnik ndaj Çelsit: Nuk largohem nga Londra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 15:21

Oskar, besnik ndaj Çelsit: Nuk largohem nga Londra

oskarMesfushori i Çelsit, Oskar, nuk ka ndër mend që të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.

E ardhmja e mesfushorit brazilian është përfolur në Premier Ligën kineze, atje ku merkatoja mbyllet më 26 shkurt, edhe pse Çelsi e ka përgënjeshtruar që Jiangsu Suning të ketë ofruar 57 milionë paund për kartonin e 24-vjeçarit.

Oskar, i cili erdhi nga Internacionali për 25 mln paund në korrik 2012, ka një kontratë deri në vitin 2019.

“Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Dua të fitoj shumë trofe. E dua Çelsin dhe tifozët. Më pëlqen Londra dhe familja është ambientuar, kështu që nuk kam asnjë arsye që të largohem”, tha Oskar për televizionin e klubit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"