Partizani gjobit Agostinelin, ja çfarë tha trajneri për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2016 | 17:33

Partizani gjobit Agostinelin, ja çfarë tha trajneri për klubin

Klubi i Partizanit ka gjobitur trajnerin Andrea Agostineli. Vendimi ka ardhur pas deklaratave të bëra prej tij disa ditë më parë për “Radio Sei” në Romë, lidhur me krahasimin e nivelit të futbollit mes dy vendeve.

agostineli-partizani-470x706Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, deklaroi se Agostineli bëri gabim kur tha se Italia ka një nivel më të lartë futbolli se sa Shqipëria.

“Agostinelit iu bë një pyetje se çfarë profesionalizmi ka në Shqipëri në raport me Italinë. Tani, Agostineli, për mendimin tim gaboi. Gaboi, sepse ne jemi të gjithë këtu, që të punojmë e ta mbrojmë me mish e me shpirt këtë kampionat.

Por, të mos harrojmë edhe diçka tjetër. Aty u kap vetëm një frazë: krahasimi i profesionalizmit në Shqipëri dhe Itali. Askush nga ne, nuk besoj të thotë se jemi në të njëjtin nivel me futbollin italian.

Në Itali xhirohen miliarda, ndërsa ne jemi drejt asaj rruge. Por, të mos harrojmë se Agostineli ka folur gjithmonë fjalë pozitive për Shqipërinë në mediat italiane.

Një frazë m’u duk jo e duhur. Gaboi, ndaj i vendosëm edhe një gjobë për këtë gjë, sikurse e ka rregullorja e klubit. Një gjë normale.”,-tha Dervishi.

Ndërkohë, pak ditë më parë Agostineli tha se “diferencat në lojë mes futbollit shqiptar dhe atij italian janë të ndjeshme. Te Partizani dhe në futbollin shqiptar luhet kryesisht futboll disi fizik. I jepet theks i veçantë lojës fizike, por konstatoj mangësi të mëdha taktike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"