Partizani ndalet nga Flamurtari, Sukaj i shpëton nga humbja (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 17:50

Partizani ndalet nga Flamurtari, Sukaj i shpëton nga humbja (Video)

Goli i FLAMURTARIT from Panorama Sport on Vimeo.

UPDATE/ Partizani dhe Flamurtari janë ndalur sot në barazim 1-1 në “Qemal Stafa” takim i vlefshëm për ndeshjen e javës së 20-të të Superiores. Vlonjatët kanë shënuar të parët, por nuk kanë mundur të administrojnë dot rezultatin deri në fund. paaaaaaaaaaaaaaaaaa

Ndeshja fillon me Partizanin dukshëm më agresiv. Të kuqtë kanë dy-tri mundësi të mira në fillimin e ndeshjes me Vilën, Bathën dhe Raçiç por Halilaj është në një ditë mjaft të mirë dhe i thotë jo goditjeve drejt portës së tij.

Flamurtari nga ana tjetër përpiqet të godasë me kundërsulme dhe në në minutën e 39-të gjen golin me Ylli Hoxhën. Aksion mjaft i bukur i vlonjatëve. Pasim për Danilon që del i vetëm përballë Xhikës, pason majtas për Hoxhën i cili vjen me shpejtësi dhe e dërgon topin në rrjetë. 0-1 dhe Flamurtari në delir.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e vlonjatëve. Flamurtari e nis fraksionin e dytë me dy zëvendësime. Në fushë Torrasa dhe Sukaj, klargohen Gomes dhe Raçiç.Të kuqtë sulmojnë dhe Partizani mbrohet. Kjo ndodh deri në minutën e 89-të kur vjen dhe goli i barazimit.

Është Xhevahir Sukaj që rihap sfidën dhe e bën më emocionuese në fundin e saj. Pasim i gjatë për Bathën brenda zonës, ky i fundit e kthen në qendër për Sukajn i cili me portën bosh e shtyn në rrjetë. Barazohet sfida dhe shpërthejnë tifozët në shkallët e stadiumit.

Pas mgolit të kuqtë marrin zemër dhe hidhen tërësisht në sulm. 8 minuta shtesë japin idenë sikur do të vinte shumë shpejt edhe goli i fitores për Partizanin, por nuk ndodh kështu.

Mbyllet gjithçka 1-1 dhe të dyja ekipet ndajnë nga 1 pikë. Me barazimin e sotëm Flamurtari del nga zona e ftohtë dhe shkon në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Partizani merr kryesimin me 44 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak që e luajnë nesër ndaj Kukësit.

MINUTAT:
90′ Sinjalizohen 8 minuta shtesë.
89′ GOOOL PARTIZANI, shënon Sukaj. Pasim i gjatë për Bathën brenda zonës, ky i fundit e kthen në qendër për Sukajn i cili me portën bosh e shtyn në rrjetë. Barazohet sfida dhe shpërthejnë tifozët në shkallët e stadiumit.
83′ Flamurtari mundohet të administrojë lojën. Luan i tërhequr dhe nuk lë hapësira. Partizani sulmon pafund.
76′ Në përplasjen e Sukajt dhe Halilajt ka mbetur i dëmtuar portieri vlonjat i cili ka ndërprerë lojën për disa minuta pasi ka amrrë ndihmën mjeksore.
75′ Sërish Sukaj merr një asist dhe del i vetëm përballë Halilajt, por ka pozicion jashtë loje.
73′ Pranë golit Partizani. Sukaj merr një pasim në hyrje të zonës dhe i vetëm përballë portierit godet me të majtën tokazi, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
71′ Shpërthim i Markut në krahun e djathtë, mbrojtësi pengohet dhe duhen disa sekonda që të rikthehet pasi ka marrë ndihmën mjeksore.
67′ Goditje kendi për Partizanin, krosim drejt zonës, godet Sukaj në pozicion të prirët, por topi përfundon jashtë.
65′ Mazrekaj përpiqet nga krahu i djathtë, shmang bukur një lojtar, por bllokohet nga i dyti.
59′ Pranë golit Partizani, Torrasa kroson bukur drejt zonës, Vila e kontrollon, por pengohet, gjithçka e rregullt për gjyqtarin. Topi mbetet aty, provon Batha, por bllokojnë mbrojtësit e Flamurtarit.
54′ Karton i dytë i verdhë për Bruno Telushin, Flamurtari me 10 lojtarë.
46′ Flamurtari e nis fraksionin e dytë me dy zëvendësime. Në fushë Torrasa dhe Sukaj, klargohen Gomes dhe Raçiç.
Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Flamurtari 0-1
45+1′ Goditje dënimi për Partizanin nga një distancë e afërt, gjuan Mazrekaj, por topi kalon shumë metra mbi traun e portës.
39′ GOOOOL FLAMURTARI, shënon Ylli Hoxha. Aksion mjaft i bukur i vlonjatëve. Pasim për Danilon që del i vetëm përballë Xhikës, pason majtas për Hoxhën i cili vjen me shpejtësi dhe e dërgon topin në rrjetë. 0-1 dhe Flamurtari në delir.
37′ Pranë golit Flamurtari. Lëvizje e bukur e Ylli Hoxhës brenda zone që nxjer jashtë loje Atandën dhe godet fort drejt portës, por topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë.
34′ Mazrekej kroson drejt zonës një goditje dënimi, halilaj kontrollon topin në dy kohë.
29′ Gol Flamurtari, por ka pozicion jashtë loje. Krosim i gjatë nga krahu i djathtë drejt zonës, Danilo kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë duke shënuar, por për arbitrin ka pozicion të parregullt për sulmueisn brazilian.
25′ Aksion i shpejtë i Partizanit. Mazrekaj shmang bukur një kundërshtar dhe avancon përpara, pason te Vila që vjen me shpejtësi nga e djathta, futet në zonë, por vonohet dhe humbet shansin për të goditur. Spastrojnë rrezikun lojtarët e Flamurtarit.
21′ Hoxha avancon me shpejtësi drejt zonës, gjuan fort me të majtën, por topi kalon shumë metra larg portës.
16′ Drithërima në portën e Flamurtarit. Kalari gjuan fort një goditje dënimi drejt portës nga krahu i djathtë, por pret Halilaj, më pas tenton Raçic, por largon sërish portieri vlonjat. Topi mbetet sërish në zonën e vlonjatëve deri sa largojnë me vështirësi mbrojtësit.
12′ Ndërhyrje e parregullt e idrizajt në mesfushë dhe vjen kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë. Ndëshkohet mbrojtësi vlonjat.
09′ Pranë golit Partizani në dy momente, Batha merr një pasim në kufijtë e zonës, e ul bukur topin me gjoks dhe godet fort drejt portës, por grushton Halilaj, topi mbetet aty, tenton Emiliano Vila me një kthesë, por kësaj here sfera përplaset në shtyllë.
05′ Kalari kroson drejt zonës nga krahu i majtë, Vila provon me kokë, por topi përfundon mbi traun e portës.
02′ Kundërsulm i shpejtë i Flamurtarit, Ylli Hoxha nga krahu majtë, kroson drejt zonës rrezikshëm, topi mbetet aty, por më pas largon Asion Daja. Rrezikshëm që në sekondat e para vlonjatët.
01′ Ka nisur ndeshje me topin e parë të luajtur nga Partizani.

LIVE’ Partizani-Flamurtari 1-1
Golat: Sukaj 89’/  Ylli Hoxha 39′
Formacionet
Partizani:
Xhika, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Filipe, Batha, Daja, Vila, Mazrekaj, Raçiç Trajner: Andrea Agostineli.
Flamurtari: Halilaj, Idrizaj, Pashaj, Lakoste, Krasniqi, Kanixha, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"