Partizani nuk ia del, mundet sërish nga Stromsgodset dhe eleminohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2015 | 19:37

Partizani nuk ia del, mundet sërish nga Stromsgodset dhe eleminohet

partPartizani – Stromsgodset  0-1
Golat:
Valsvik 90+5′

Formacionet zyrtare
Partizani:
Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Vrapi, Kalari, Vila, Batha, Mazrekaj, Fazliu, Plaku, Raçiç; Trajner: Sulejman Starova
Stromsgodset: Petersen, Hamoud, Madsen, Vilsvik, Valsvik, Roning, Fosum, Abu, Kastrati, Vikheim, Ogunjimi
Gjyqtar: Tobias Stieler
Asistentë: Holger Henshel dhe Patrik Itrish
Delegat i UEFA-s: Denis Kruis (Irlanda)
Vëzhgues: Jozef Marko (Sllovaki)

Partizani i thotë lamtumirë Europës që në turin e parë. Të kuqtë janë mundur sot 0-1 nga norvegjezët e Stromsgodset duke u eliminuar përfundimisht nga ky kompeticion. Pavarësisht se luajtën një ndeshje mjaft të mirë duke e dominuar lojën, të besuarit e Duros nuk mundën dot të shënonion qoftë edhe një gol dhe e kanë mbyllur takimin duke pësuar në minutën e fudnit të ndeshjes.

Pjesa e parë Një pjesë e parë që ka folur e gjitha për Partizanin. Të besuarit e Starovës kanë krijuar raste pafund por vetëm goli ka munguar. Mazrekaj ka qenë i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke krijuar shumë hapësira dhe duke furnizuar shokët e ekipit. Rastin më flagrant e ka pasur Sebino Plaku në minutën e 25-të ku i vetëm përballë portierit nuk arrin të shënojë duke goditur jashtë. Në barazim 0-0 mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë Edhe pjesa e dytë ka folur e gjitha për Partizanin por pa mundur të shënonin. Pavarësisht rasteve të shumta, të kuqtë po i afroheshin një barazimi pa gola. Por kur të gjithë mënduan se ndeshja do të mbyllej, dhe në rastin e tyre të parë ideal, futbollistët e Stromsgodset realizuan duke e mbyllur takimin me fitore. Ndeshja u mbyll 0-1 dhe Partizani eliminohet përfundimisht nga Europa League.

MINUTAT:

90+5′ GOL Stromsgodset, miqtë shënojnë në minutën e fundit të shtesës
90′
Sinjalizohen 5 minuta shtesë
88′
Zvëndësimi i tretë te Partizani, largohet Kalari në fushë Bylykbashi
85′ 
Ogunjimi lë fushën i dëmtuar, largohet mes lotësh
84′
Përplasje mes Alban Hoxhës dhe sulmuesit Ogunjimi, portieri shqiptar dhe futbollisti i Stromsgodset mbeten të dëmtuar.
81′
Vila provon me një goditje nga një distancë e afërt por qëndrore dhe pret Petersen.
80′
Partizani përpara, Fejzullahu nga krahu i djathtë harkon një top mjaft të rrezikshëm drejt zonës por dy futbollistë të Partizanit nuk arrijnë ta shfrytëzojnë si duhet.
76′
Zvëndësim te Partizani, largohet Sebino Plaku në fushë Lorenc Trashi.
70′
Mundësi e mirë për Stromsgodset, Ogunjimi del i lirë në afërsi të zonës dhe godet me të majtën, pret në pozicion Alban Hoxha.
65′
Goditje kendi për Partizanin, krosim dhe Bici kërcen mbi të gjithë duke goditur me kokë por portieri Petersen bën mrekullinë duke e devijuar topin jashtë.
60′
Zvëndësim te Partizani, largohet Mazrekaj, në lojë Nderim Nexhipi.
59′
Ndërhyrje e parregullt e Idi Bathës në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
58′
Nderim Nexhipi bëhet gati për tu hedhur në lojë.
57′
Raçiç brenda zone i rrethuar nga dy kundërshtarë, sulmuesi e kthen topin drejt qendrës por askush nuk mbrrin që ta zhfrytëzojë.
52′
Plaku nga e djathta kroson rrezikshëm drejt qendrës së zonës por nuk ndodhet askush që ta shfrytëzojë.
49′
Partizani qëndron përpara, të kuqtë në kërkim të golit.
47′
 Kalari provon të krosojë drejt zonës pas një goditje dënimi por largojnë lojtarët norvegjezë.

Vrapi pas përfundimit të pjesës së parë: “Krijuam shumë raste dhe mund të them që ishim pafat pasi vetëm goli na mungoi. Shpresoj shumë që të shënojmë sa më shpejt në pjesën e dytë pasi një gol do të na jepte më tepër forcë”, deklaroi Vrapi për ‘Supersport’

45+1′ Kundërsulm i shpejtë i partizanit, Vila pason te Fazliu dhe ky i fundit pasi i afrohet zonës hedh topin drejt qendrës por nuk është askush për të përfituar.
45′
Sinjalizohen 2 minuta shtesë.
43′
Mazrekaj sërish nga krahu i majtë kroson drejt zonës, Fazliu godet me kokë por pret topin portieri i norvegjezëve.
42′
Mazrekaj në krahun e majtë tenton të depërtojë, hedh topin drejt zonës ku ndodhet Raçiç por del duke kontrolluar topin Petersen.
38′
Kombinime perfekte mes Plakut dhe Fazliut në kufijtë e zonës, ky i fundit hedh një top në qendër por largohet nga mbrojtësi, aty përfiton Mazrekaj që qenton me të djathtën por topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.
34′
Goditje dënimi nga një distancë e afërt për Partizanin, provon Raçiç por pret portieri Petersen.
31′
Rrëmujë në zonën e norvegjezëve dhe Fazliu përfiton duke goditur, por topi përfundon jashtë.
30′
Tjetër mundësi për Partizanit, mazrekaj driblon kundërshtarin në krahun e majtë dhe hedh krosimin drejt zonës, pas një devijimi nga mbrojtësi, topi për pak nuk përfundon në rrjetë.
29′
Mazrekaj tenton portën nga goditja e dënimit por gjuajtja e tij ishte e pasaktë.
26′
Ka disa sekonda pushim për futbollistët të cilët po freskohen pasi temperaturat janë mjaft të larta.
25
‘ Sebino Plaku merr një top fantastik dhe del i vetëm përballë portierit, sulmuesi i ka të gjitha mundësitë për të shënuar por goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën dhe përfundon jashtë.
22′
Mazrekaj dhuron spektakël në mesfushë duke dribluar bukur 3 kundërshtarë por ndalet tek i katërti.
19′
Zbritje e shpejtë e Partizanit, Vila merr një pasim në qendër dhe pasi futet në zonë godet menjëherë duke mos pasuar për shokët që ishin krejtësisht të lirë, bllokojnë mbrojtësit.
13
‘ Goditje dënimi për Partizanin, Mazrekaj kroson drejt zonët por ndalet loja për pozicion jashtë loje.
11′
Kundërsulm i shpejtë i norvegjezëve por tregohen të vëmendshëm mbrojtësat e Partizanit dhe thyejnë aksionin.
08′ 
Vrapi tenton një pasim të gjatë për Raçiç, por sulmuesi serb nuk tregohet i vëmendshëm.
05
‘ Një top i gjatë nga mesfusha dhe Raçiç përpiqet të përfitojë, sulmuesi godet, por vetëm rrjetë e jashtme.
04′
Mazrekaj tenton të futet në zonë nga krahu i majtë, hedh një top të rezikshëm drejt zonës por largojnë mbrojtësit norvegjezë.
03′
Partizani ushtron presing në mbrojtjen kundërshtarëve.
01′
Të kuqtë menjëherë përpara, Raçiç merr një pasim dhe i afrohet zonës, tenton goditjen tokazi por pret portieri kundërshtar.
01′
Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga Stromsgodset.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"