Partizani vulos Europën ndaj Elbasanit, Tirana mposht Teutën, ja takimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2015 | 23:49

Partizani vulos Europën ndaj Elbasanit, Tirana mposht Teutën, ja takimet

tirana- teutaTIRANA – TEUTA 1-0
GOLAT: Bakaj 83′

Formacionet:
Tirana :
Ed. Bakaj, Muca, Ristevski, Kalari, Kerciku, Karabeci, Taku, Kahata, Bakaj, Morina; Trajner: Emanuel Egbo
Teuta: Rexhepaj, Kastrati, Hoxha, Hoxhallari, Kotobelli, Dita, Hodo, Gripshi, Deliallisi, Beqja, Hyka ; Tranjer: Ilir Biturku
GJYQTAR: Skerdi Greca
DELEGAT: Albano Janku
VËZHGUES: Sazan Velçani

Tirana ka marrë një fitore në minutat e fundit të sfidës ndaj Teutës në “Qemal Stafa”. Goli i Bakajt në minutën e 83-të të takimit i jep fitoren skuadrës së Egbosë në këtë javë të fundit të Superiores. Pavarësisht fitores së sotme bardheblutë zyrtarisht mbeten jashtë Evropës nga kampionati. Shpresat për Europë mbeten tek Kukësi. Në rast se skuadra e Radanoviç mposht kurbinasit në finale, atëherë  skuadra kryeqytetase futet si vend i katërt.

Minutat:

83′ Tirana kalon në avantazh 1-0
83′ GOOOOLLLLL…
Krosim nga e majta dhe Bushiç  kontrollon topin me kokë, më pas e kthen mbrapa për Bakaj, i cili ndodhet në zonë, godet fuqishëm drejt portës, topi devijohet nga Kahata dhe përfundon në rrjetë
72′
Bakaj godet fuqishëm nga distanca por jashtë kuadratit
58′
Krosim nga e djathta e Takut për Ndikumanën i cili godet fuqishëm në portë, por pret portieri Rexhepaj.
57′ Rast për miqtë. Dita godet fuqishëm nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.
54′ Tiranën e ndal shtylla. Bakaj gjendet në zonë godet fuqishëm drejt portës, pret portieri durrsak, topi përfundon në shtyllë.
08′ Bakaj provon me një gjuajtje nga distanca por goditja e tij është e lehtë dhe pret portieri Rizvani. Asnjë rrezik për durrsakët
05′ Bakaj pason nga e djathta për Sefën i cili ndodhet në qendër të zonës godet me të djathtën por topi përfundon jashtë kuadratit.

partizani - elbasaniELBASANI – PARTIZANI 0-3
GOLAT:
Krasniqi 28′, Bylykbashi 57′, Fazliu 67′
Formacionet
Elbasani:
Eduart,Berdufi, Cema, Shehi, Mukja, Kasa, Suvaria, Lleshi, Shyti, Ujkashi, Luta ; Tranjer: Muharrem Dosti
Partizani: Xhika, Rrhamani, Krasniqi, Ibrahimi, Fejzullahu, Batha, Bylykbashi, Vila, Daja, Fazliu, Mazrekaj; Tranjer: Shpëtim Duro
GJYQTAR: Eraldo Demiraj
DELEGAT: Besnik Çela
VEZHGUES: Hismet Kuka

Edhe pse praktikisht të kuqtë e Shpëtim Duros e kishin siguruar Europën që me fitoren ndaj Vllaznisë javën e kaluar, në këtë javë të fundit ata nuk falën sërish duke e mbyllur këtë edicion me fitore. Partizani mposhti sot në Kamëz Elbasanin në shtëpi me rezultatin 0-3. Të kuqtë e kanë mbyllur sezonin në mënyren më të mirë.  Djemtë e Muharrem Dostit e mbyllin udhëtimin e tyre të fundit për këtë sezon në Superiore me humbje. Me këtë fitore Partizani ruan vendin e tretë dhe zyrtarizon Evropën.

flamurtari-skenderbeuFLAMURTARI – KUKËSI 1-2
GOLAT:
 Bregu 92/ Hysa 52′, Gjinaj 81′
Formacionet
Flamurtari:
 Xhelilaj, Maxhuni, Telushi, Gjinaj, Idrizaj, Kruja, Lena, Bosaj, Bregu, Abilaliaj, Buval; Tranjer: Ernestino Ramela
Kukësi: Halili, Hallaçi, Musolli, Malota, Mici, Xheferson, Hasani, Hysa, Pit, Hoxha, Pejiç; Tranjer: Miodrag Radanoviç
GJYQTAR: Emirion Sino
DELEGAT: Millan Baci
VËZHGUES: Myrteza Allkja

Edhe Kukësi si Laçi, Partizani dhe Tirana e mbyll me fitore takimin e fundit për këtë sezon.  Verlindorët mposhtin në vlorë, skuadrën e Ramelës me rezulatin 1-2. Miqtë shënojnë të parët me anë të Vilfor Hysës. Duke mbyllur pjesën e parë 0-1. Ndërsa i  deshifron shifrat Gjinaj në minuten e 81′. Golin e nderit e ka merr përsipër Bregu, i cili shënon në minutën e dytë shtesë.


laciApolonia – Laçi 1-4

Golat:
Nako 80′ /  Veliaj 02, Xhejms 11′ Cetkoviç 43′, Musatafa 88′ 

Laçi e mbyll me fitore. Djemtë e Armando Cungut kanë arritur të mundin sot Apoloninë në Fier me rezultatin 1-4 duke blinduar kështu vendin e pestë në kamipionat në kuotën e 69 pikëve 2 më pak se Tirana e vendit t katërt.

Golat e Veliajt, Xhejms, Cetkoviç dhe Mustafës zhvlerësuan totalisht golin e Nakos për fierakët në minutën e 80-të të takimit. Një fitore pa rëndësi kjo e djemve të Cundut të cilët tashmë mendjen e kanë te finalja e Kupës ndaj Kukësit pasi është e vetmja rrugë që do t’i conte ata në Kupat e Europës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"