Partizani zyrtarizon blerjen e talentit të ri nga Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 19:40

Partizani zyrtarizon blerjen e talentit të ri nga Apolonia

Klubi i Partizanit njofton se talenti Realdo Fili është zyrtarisht lojtar i të kuqve.

RenatinjoAktualisht, 19-vjeçari ka mbyllur detyrimet me klubin e Apolonisë dhe tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Partizanit.

Në një njoftim të shkurtër, klubi thotë se mesfushori me tipare sulmuese, njëkohësisht edhe pjesëtar i ekipit përfaqësues U21, ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare.

Filli pritet t’i bashkohet skuadrës në fillim të javës së ardhshme. “Me këtë lëvizje drejtuesit përforcojnë edhe një here politikën që po ndjek Klubi dhe presidenti Demi për të afruar në skuadër elementë cilësor dhe premtues të cilët garantojnë një të ardhme të sigurte të skuadrës”,-njofton klubi i Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"