Partizanit s’i mjafton Sukaj, Flamurtari i mban -5 pikë larg Skënderbeut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2016 | 22:08

Partizanit s’i mjafton Sukaj, Flamurtari i mban -5 pikë larg Skënderbeut (VIDEO)

Partizani nuk shkoi më larg se barazimi 1-1 me Flamurtarin në Vlorë. Me këtë rezultat Partizani ngushton diferencën me 1 pikë me Skënderbeun që u mund sot në Kukës, ndërsa Flamurtari merr pikë shprese duke u larguar nga zona e rrezikut.

Untitled-12Të kuqtë kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, por vlonjat barazuan shifrat tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Pjesa e dytë

Besnik Krasniqi krosoi një top në qendër për Dani Alvesh që nuk e pati të vështirë të shënonte brenda zonës së rreptësisë ndaj portierit Hoxha.

Në fillim të pjesës së dytë Flamurtari kërkoi të barazonte rezultatin, por Partizani ishte pozicionuar kryesisht në mesfushë duke i mbajtur larg kundërshtarët. Ndeshja u zhvillua në një terren të lagësht që nuk favorizonte kundërsulmet e shpejta.

Të kuqtë tentuan në disa raste dyfishimin e rezultatit dhe sërish ai që u shfaq më i rrezikshëm përballë portës ishte Xhevahir Sukaj.

Pjesa e parë:

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit nisi me një minutë heshtje për shkak të tifozit që ndërroi jetë në shkallët e stadiumit pak ditë më parë.

Partizani e mbylli në avantazh pjesën e parë në Vlorë. Goli i Xhevahir Sukajt në minutën e 41′ i dha epërsi skuadrës së italianit Agostineli.

Sukaj mori një top nga krahu i djathtë dhe pas kontrollit në zonë, e pati të lehtë gjetjen e rrugës së rrjetës për Likës.

Goli i disanvantazhit për Flamurtarin erdhe në një kohë kur ekipi kishte rrezikuar ditë herë portën kundërshtare. Alban Hoxha ishte shpëtimtari i portës për Partizanin në disa raste që ekipi vlonjat kishte për shënimin e golit, por vendasve u mungoi finalizimi para portës.

Në ndeshjet e ardhshme, Flamurtari luan në Laç, ndërsa Partizani pret në ‘Qemal Stafa’ ekipin e Vllaznisë.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Pashaj, Lakoste, Marku, Curri, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Alvesh

Trajner: Zekerija Ramadani

 

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Atanda, Filipe, Trashi, Batha, Vila, Fazliu, Sukaj

Trajner: Andrea Agostineli

Arbitër: Kridens Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"