Pastrohet bora brenda ditës, “Zeqir Ymeri” gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 14:48

Pastrohet bora brenda ditës, “Zeqir Ymeri” gati

kukesiReshjet e dëborës kishin mbuluar fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri” duke vënë në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjes me Teutën e cila luhet nesër ora 13:00.

Megjithatë, drejtuesit kuksianë kanë marrë masat menjëherë duke e pastruar fushën nga dëbora.

Siç shihet nga fotot, borëpastrueset kanë larguar gjithë dëborën, e fusha është gati për ndeshje. Madje në foto dallohet edhe ekipi i Kukësit që po zhvillon seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me durrsakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"