Pesë milionë lekë premio për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 17:44

Pesë milionë lekë premio për fitoren

Drejtuesit e skuadrës së Partizanit kanë dhënë pesë milionë lekë premio për skuadrën e 19-vjeçarëve, që fitoi Kupën e Shqipërisë dje në ndeshjen ndaj Tiranës.

12688109_473017276226007_2794368001894503772_nNë pushimin midis dy pjesëve, presidenti Demi është parë në tribunën VIP dhe menjëherë ka akorduar shpërblimin në rast fitoreje, ndërkohë që ndeshja ishte 1-0 në avantazhin e ekipit të Genc Tomorit.

Pas përfundimit të ceremonisë së fitores dhe marrjes së Kupës nga 19-vjeçarët e kuq, trajnerit i është dhënë shpërblimi për ta ndarë me skuadrën.

12728811_473017782892623_6333897966203748874_nEdhe kur skuadra fitoi titullin kampion, presidenti Demi i ka dhënë ekipit të njëjtën shumë si shpërblim. Në ditët në vijim pritet që të ketë edhe një festë për fitimin e këtij trofeu, ku do të jenë të ftuar edhe drejtues të klubit, por dhe trajnerët e skuadrave të tjera të moshave. Ndërkohë ndeshja e djeshme u transmetua direkt nga TVSH.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"