Plotësojnë kartonët, Bakaj dhe Karan humbasin Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2016 | 9:10

Plotësojnë kartonët, Bakaj dhe Karan humbasin Bylisin

Tirana do të ketë dy mungesa të mëdha në javën pasardhëse. Bardheblutë do t’i bëjnë llogaritë pa Elis Bakajn në sulm dhe Dejan Karanin në qendër të mbrojtjes.tirana Që të dy futbollistët u ndëshkuan me të verdhë dje në Laç dhe kjo i detyron që të mos jenë në fushë të premten kundër Bylisit, pasi kanë plotësuar numrin tre. Zhbllokimi i Hugo Almeidës dhe rikthimi i Masato Fukuit në një gjendje të mirë ndoshta do t’ia bëjnë pak më të lehtë kryeqytetasve për ndërtimin e ofensivës.

Ndërsa mbetet për t’u parë sesi do të kompensohet boshllëku që krijon serbi në qendër të defensivës, çka do të zbardhet pas të martës. Ilir Daja i ka shpërblyer me një ditë pushim të tijtë pas kësaj fitoreje të madhe dhe vetëm nesër ekipi do të zbarkojë në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"