Policia, ja pse ndodhi sherrin masiv mes tifozëve në Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 16:46

Policia, ja pse ndodhi sherrin masiv mes tifozëve në Partizani-Tirana

Burime nga policia e kryeqytetit kanë komentuar incidentet në lidhje me përplasjet mes tifozëve që kanë ndodhur në finalen e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Tirana.

12736608_10207633866301296_2030199650_o“Policia e Tiranës është njoftuar se do të zhvillohet një ndeshje moshash dhe kemi marrë të gjitha masat, siç i marrim për ndeshje të tilla.

Pra, kemi dërguar tre policë që kanë qenë të pranishëm në stadium. Nuk na është thënë në asnjë moment që është një ndeshje më rëndësi për të dërguar përforcime shtesë.

Prania e policisë në stadium është rritur menjëherë pas ngjarjeve që ndodhën aty”, kanë thënë burimet pranë Policisë së Tiranës, që gjithashtu konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar rëndë nga sherri mes dy tifozërive ku u përdorën edhe mjete të forta.

Organizatore e ndeshjes së djeshme ishte Federata Shqiptare e Futbollit, e cila duhet të bënte edhe lajmërimet e nevojshme, duke qenë se në stadium pritej të kishte një numër të lartë tifozësh.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sherri mes palëve ka bërë që të ketë disa të lënduar lehtë.

Në ndeshjet derbi të ekipeve të para, organizimi i policisë ka qenë mjaft i mirë dhe nuk ka pasur asnjë konflikt mes dy tifozërive, edhe pse numri i tyre ka qenë më i madh.

12733405_473014509559617_7803279273719143577_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"