Portieri Edvan Bakaj largohet nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2014 | 13:36

Portieri Edvan Bakaj largohet nga Laçi

Bakaj ne finalen e kupes Laci-Bylis 1-0Tashmë është zyrtar largimi i Edvan Bakajt nga Laçi, çka u sinjalizua edhe nga mungesa e tij në seancën e djeshme stërvitore. Mësohet se portieri i kurbinasve në dy sezonet e fundit është takuar paradite me presidentin Pashk Laska dhe pas bisedës me të është qartësuar e ardhmja e palëve; me Bakajn tashmë lojtar të lirë. Ka qenë vetë lojtari ai që ka bërë publik largimin e tij, duke falënderuar tifozët dhe shokët e skuadrës për kohën që ka qenë pjesë e bardhezinjve. “Dua të falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët e Laçit për gjithçka më kanë dhënë gjatë qëndrimit në Laç, ku jam munduar të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Edhe pse nuk do jem më pjesë e skuadrës, i uroj Laçit me gjithë zemër suksese në të ardhmen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"