Premier Liga — 18 Prill, 2013 11:05

Çelsi, leksion Fulhemit me golat e qendërmbrojtësve

David LuizÇelsi, në derbin me Fulhemin në “Craven Cottage” vuan për gjysmë ore, duke ua lënë vendësve rastet më të mira. Pas dy minutash është Brajën ai që i fut të dridhurat Çehut, por gjuajtja e tij nga dy hapa përfundon jashtë. Do të jetë një eurogol i David Luizit ai që do të ndryshojë rrjedhën e derbit të Londrës. Braziliani lëshon një silurë nga mbi 35 metra, që ka kohën të ndryshojë trajektore përpara se të përfundojë në rrjetë. Ky gol i hap rrugën edhe golit të Territ me kokë, falë krosimit milimetrik të Matës. Shkohet me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes. 20 minuta nga fundi, me Fulhemin pa asnjë motiv për të luftuar më, kapiteni siguron dhe golin e tretë dhe të dytin personal sërish me kokë. Mbrojtësi shënoi dopietën e dytë personale në kampionat. Të parën e ka realizuar kundër Çarltonit në vitin 2004. Blutë rikthehen sërish në vend të tretë, duke spostuar Arsenalin.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *