Presidentët e “përjetshëm”/ Nga Duka, te Ponari dhe Anxhaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2016 | 21:38

Presidentët e “përjetshëm”/ Nga Duka, te Ponari dhe Anxhaku

Është kthyer në modë rikonfirmimi prej disa mandatesh radhazi në forumet drejtuese në federatat shumësportëshe.

Por jo vetëm. Nuk bën përjashtim as Federata Shqiptare e Futbollit. Ndërsa në kryesitë respektive mund të ketë edhe riformatime me anëtarë, në shumë raste nuk mund të thuhet për eprorin e federatave respektive.

09124FF522764A1475F5594DBF1FD292Nëse Armand Duka është në krye të institucionit të futbollit në vend prej 14 vitesh, rekord në një presidencë te shumësportëshi elitar në vend mban presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.

Plot 16 vite. Një tjetër president federate olimpike i besuar nga komuniteti është edhe Gjergj Ruli tek Atletika.

Tetë vite në këtë post. I votëbesuar prej 6 vitesh si kreu i Federatës është edhe Martin Biba në mundjen shqiptare. E njëjta histori edhe në mjaft federata të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"