“Pse Milani duhet ta falënderojë presidentin e Realit, Florentino Perez”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 22:26

“Pse Milani duhet ta falënderojë presidentin e Realit, Florentino Perez”

“Nëse Milani sot shijon golat e bukur të Karlos Bakas, duhet të falënderojë edhe Florentino Perez”.

DV2016529-124-kCn-U140573715708ZTC-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Kështu shkruajnë mediat italiane për kalimin e futbollistit te skuadra e Milanit, ndërkohë që ai ishte prej muajsh nën vëzhgim nga klubi madrilen dhe veçanërisht, ish-trajnerit Karlo Ançeloti.

Ky i fundit kishtë në plan që Bakan ta projektonte në vend të Karim Benzemas. “Por për prishjen e këtij plani mendoi… Juventusi. Dhe kjo për faktin se me eliminimin e Realit nga Champions League, Florentino Perez pushoi formalist Ançelotin dhe për pasojë, edhe planet e tij për listën e merkatos”,-shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

508308558-kCn-U140573715708GJG-350x467@Gazzetta-Web_zoom

Gazeta thekson se ishte pikërisht Ançeloti që i këshillojë Galianit blerjen e kolumbianit. Takimi i tyre u bërë në muajin maj në Madrid, kohën në të cilën Galiani po tentonte të rikthente Karlon te Milani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"