Reagon Tirana: Koçi vendosi fatin e takimit, të përjashtohet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2016 | 15:00

Reagon Tirana: Koçi vendosi fatin e takimit, të përjashtohet!

Klubi i Tiranës ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku dënon ashpër gjykimin në takimin e djeshëm mes Skënderbeut dhe Tiranës që përfundoi 1-0 për korçarët ne gol të Salihit nga pika e bardhë.993538_1669202720002510_799000445948833450_nSipas bardhebluve gjithçka është vendosur nga Arbitri Andi Koçi dhe klubi do të kërkojë përjashtimin e tij përgjithmonë nga ndeshjet e Superiores.

Gjithashtu klubi i Tiranës bën me dije se do t’i kërkojë FSHF-së që përveç përjashtimit të Koçit, edhe arbitri Enea Jorgji të mos gjykojë asnjë ndeshje të Tiranës, si dhe në takimet direkte me Skënderbeun të sillen gjyqtarë nga jashtë.

Deklarata e plotë:

KF Tirana denon publikisht ngjarjen e shemtuar te ndodhur ne ndeshjen Skenderbeu -Tirana. Vendimet arbitrare, te qellimshme, tendencioze, demtuan dje jo vetem sportivisht klubin, skuadren dhe tifozerine e Tiranes.

Gjyqtari Andi Koci percaktoi rezultatin e ndeshjes me dy vendime te turpshme. Ne menyre te perseritur, KF Tirana penalizohet qellimisht ne perballjet me Skenderbeun. Ne kater ndeshjet e fundit, ne dy raste gjyqtari Andi Koci dhe ne dy raste gjyqtari Enea Jorgji kane percaktuar rezultatin e ndeshjes.

KF Tirana denoncon publikisht nepermjet kesaj deklarate per shtyp keto ngjarje te perseritura. Klubi do te vere ne dispozicion te mediave pamjet filmike per keto episode te turpshme per futbollin shqiptar.

KF Tirana do te kerkoj zyrtarisht prane Federates Shqiptare te Futbollit perjashtimin e gjyqtarit Andi Koci pergjithmone nga futbolli, do te kerkoj qe gjyqtari Enea Jorgji te mos gjykoje me ne ndeshjet e Tiranes si dhe do te kerkoje qe ne takimet e rradhes me Skenderbeun te gjykohet nga gjyqtar te huaj.

KF Tirana i kerkon publikisht Federates Shqiptare te Futbollit te mos mjaftohet me pezullime gjyqtaresh si mase ndeshkimore, por te marre masa per te mos demtuar investimet e medha te klubit, mundin e futbollisteve si dhe ndjenjat tifozerise bardheblu qe sakrifikon shume dhe meriton te respektohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"