Reali bombardon Espanjolin, shkëlqen CR7-ta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2016 | 22:37

Reali bombardon Espanjolin, shkëlqen CR7-ta (VIDEO)

Real Madrid ka shkatërruar Espanjolin në “Santiago Bernabeu”.

real madrid ronaldo

Madrilenet kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj skuadrës së Galcas.

Djemtë e Zidanes triumfuan që në pjesën e parë ku arritën të realizonin 4 gola, dy me anë të Ronaldos dhe një nga Benzema dhe Rodriguez.

Ndërsa në pjesën e dytë ka vendosur përsëri Ronaldo sëbashku me autogolin e Duartes që çuan rezultatin në 6-0.

Sulmuesi portugez shkëlqeu në këtë takim duke shënuar një tripletë fantastike në këtë fitore të vlefshme në kuadër të javës së 22-të të La Ligës.

Me këtë het-trik, Ronaldo barazon numrin e golave në 19 aq sa dhe Luiz Suarez i Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"