Rekord, 11 legjionarë synojnë titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 19:15

Rekord, 11 legjionarë synojnë titullin kampion

Krahas suksesit të Kombëtares që sig uroi pjesëmarrjen në Europian, edhe vetë kuqezinjtë në karrierën e tyre personale janë duke kaluar momente pozitive.

kombetarja_5559Jo vetëm kaq, por edhe skuadrat ku aktivizohen synojnë të fitojnë tituj me ekipet e tyre. Aktualisht janë 11 legjionarë, të ftuar të përhershëm në Kombëtaren e De Biazit, që janë në krye të kampionateve në të cilët aktivizohen ose që synojnë kreun.

Kryesuesit Duke nisur nga Elseid Hysaj, Napoli i tij është në vendin e parë. Me gjithë ecurinë shumë pozitive të Juventusit, skuadra e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares po e ruan me fanatizëm kreun javë pas jave.

Megjithatë, përveç tij, edhe sulmuesi Rei Manaj ka provuar për shumë javë që të qëndronte në krye me zikaltrit. Në kampionate të tjerë, Bazeli i Gashit, Xhakës dhe Alijit janë me një distancë prej dhjetë pikësh nga Grasshopersi ndjekës.

Pas dy titujve radhazi të fituar nga skuadra helvete, edhe me ndryshimin e trajnerit duket se Bazeli do të hipotekojë të tretin titull kampion radhazi.

Karabaku i Agollit është në krye të kampionatit azer me gjashtë pikë avantazh përpara Ziras. Ndjekësit Pavarësisht se sa e vështirë do të jetë, Interi i Rei Manajt do të provojë me çdo kusht që të përsëritë suksesin e nisjes së sezonit, kur deri dy ndeshje para fundit të fazës së parë ishin në krye. Në të tjerë kampionate, Roshi e Balaj duan që të zbresin nga froni Dinamon e Zagrebit.

Rijeka e dy lojtarëve të Kombëtares është vetëm dy pikë më pak. Në Çeki, Herolind Shala është rikthyer te Sparta e Pragës si për t’i dhënë një marsh më shumë në arritjen e titullit në duelin me Plzenin që kryeson me tri pikë diferencë nga ekipi i shqiptarit.

Superliga Pa harruar edhe dy gardianët e Kombëtares Orges Shehi dhe Alban Hoxha, skuadrat e të cilëve janë duke i dhënë tonusin luftës për titull në Shqipëri.

Respektivisht portieri i dytë dhe i tretë i Kombëtares duan që të shkojnë në Francë me një trofe të fituar. Por cili prej tyre do ta arrijë, mbetet për t’u parë…

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"