Renatinjo i Skënderbeut i uron për ditëlindjen, ja përgjigja e Nejmarit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2016 | 21:37

Renatinjo i Skënderbeut i uron për ditëlindjen, ja përgjigja e Nejmarit (FOTO)

Dy futbollistët brazilianë, por me fate të ndryshme në karrierën e tyre, Nejmar te Barcelona dhe Renatinjo te Skënderbeu, kanë shkëmbyer mesazhe urimi.

Untitled-12Fillimisht ka qenë lojtari i Skënderbeut, Renatinjo, ai i cili ka uruar Nejmarin për ditëlindjen në profilin e tij në “Instagram”: “Urime vëlla, Zoti të bekoftë!”. Ndërsa nga ana e tij, ylli i Barcelonës i është përgjigjur: “Faleminderit vëlla”.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit në profilin e Renatonjos të cilët janë habitur me përgjigjen e kthyer nga sulmuesi i Barçës.

Futbollistët shihen që janë miq me njëri-tjetrin edhe nga foto e publikuar nga Renatinjo.

Neymar da Silva Santos Júnior, ose siç njihet shkurt, Nejmar, feston këtë të premte 24-vjetorin e lindjes.

Untitled-9

12666487_10207585963783763_620280658_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"