Renatinjo, “Robinjo i ri” që do shpërthimin te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2016 | 10:14

Renatinjo, “Robinjo i ri” që do shpërthimin te Skënderbeu

Historia e Renato Karlos apo sikundër njihet në Shqipëri me emrin Renatinjo ka pasur shumë episode, edhe pse ka ardhur në janar në Shqipëri.

renatinjo i skenderbeutPor, disa ditë pas prezantimit në klub, u pa qartë se forma e tij të linte për të dëshiruar dhe pavarësisht aftësive teknike, nuk mund të ishte gati për të luajtur titullar te Skënderbeu. Renatinjo tashmë është duke kërkuar të tregojë veten edhe në klubin bardhekuq për të treguar cilësitë e tij, siç ka bërë kur luante me Santosin dhe cilësohej si “Robinjo i ri”.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dije mediat braziliane, duke ia faturuar një pjesë të dështimit ish-trajnerit Vanderlei Luksemburgo, i cili pas shkëlqimit e la lojtarin në stolin e rezervave.

“Santos është skuadra ku unë fillova ëndrrën time dhe u krahasova me lojtarë të mëdhenj dhe familja ime është nga ky vend. Për fat të keq, pas disa paraqitjeve të mira, skuadra u drejtua nga një trajner profesionist, por që nuk ishte i mirë për mua. Ai kishte një mënyrë pune ndryshe dhe mua duhet të më jepej më shumë besim”, është shprehur sulmuesi në një intervistë për “UOL Sporteve”.

Shkëlqimi

Gazeta braziliane e ka nisur me citimin e periudhës së artë të lojtarit, mik i ngushtë me Nejmarin e Barcelonës dhe që shihej si një futbollist me të ardhme të ndritur për Brazilin.

Vitet e para për Renatinjon ishin mjaft të mira duke mahnitur me Santosin që arriti në gjysmëfinale të Kupës “Libertadores” ku lojtari shënoi edhe dy gola. Por, kjo është një histori që ka ndodhur para nëntë vitesh. Santosi e krahasonte me Robinjon dhe shihej me një sy tepër të mirë në klub, teksa kishte dhe nga ata që e quanin të ardhmen e Kombëtares së Brazilit në repartin e sulmit. Por më pas shkëlqimi zbehet dhe Renatinjo kalon në huazim për tre sezone në ekipe të ndryshme të Brazilit, ndërsa mendohej se kthesa do të vinte në periudhën që ai kalon në kampionatin portugez, por një gjë e tillë nuk ndodhi as aty.

Objektivi

“Gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj në Europë dhe tani jam pjesë e Skënderbeut dhe jam pjesë e një klubi të rëndësishëm si Skënderbeu, i cili ka fituar shumë. Më pas isha në Portugali për 6 muaj, por gjërat nuk shkuan shumë mirë, megjithatë tani po shoh vetëm përpara”, ka mbyllur deklaratën e tij Renatinjo, që synon të gjejë shkëlqimin me korçarët.

Përgatiti: LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"