Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 10 vende, tani e 45-ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2016 | 11:50

Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 10 vende, tani e 45-ta

Rënditja e FIFA-s për muajin mars ka parë Shqipërinë të humbasë 10 vende, duke u rënditur tashmë e 45-ta në botë. Edhe pse rënia duket e pashpjegueshme, shpjegimi duket se ka të bëje me mungesën e ndeshjeve zyrtare të ekipeve në Europë.shqiperi_rumani Në Afrikë, Azi dhe Amerikë janë luajtur kualifikueset e Botërorit, ç’ka ka sjellë një rritje të madhe të ekipeve të këtyre kontinenteve, që kanë fituar. Nuk dihet sa kanë ndikuar dy miqësoret e muajit mars, humbja me Austrinë dhe fitorja me Luksemburgun në këtë rënditje.

Të njëjtin fat kanë pasur dhe ekipet europiane të kreut si Gjermania, Belgjika apo Spanja që kanë pësuar gjithashtu rënie. Vendin e parë e mban Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kili, ndërsa vendin e katërt e mban Kolumbia dhe Gjermania e sheh veten në vendin e pestë.

Sa i përket kundërshtarëve që kuqezinjtë do të përballen në Europian, Zvicra pozicionohet në vendin e 14, Rumania e 19-ta dhe Franca mban vendin e 21-të në këtë klasifikim.albania

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"