Rënditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 7 vende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2015 | 23:06

Rënditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 7 vende

kombetarja shqiperiaFIFA ka publikuar renditjen mujore të Përfaqësueseve në botë.

Shqipëria pozicionohet në vendin e 32-të, duke humbur kështu 7 vende, ndërsa kreun e vazhdon ta mbajë Argjentina, e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe Portugalia e katërta.

Dy rezultatet e fundit, barazimi më Danimarkën dhe humbja me Portugalinë, kanë ndikuar në zbritjen e kuqezinjëve në pozitën e 32-të.

Në grupin ku ndodhet Shqipëria, Franca, Portugalia janë ngritur 2 vende më lart, francezët në të 22-in, ndërsa luzitanët në të katërtin. Gjithashtu dhe Serbia është është ngjitur 3 pozita më lart në të 63-in.

Armenia dhe Danimarka kanë pësuar rënie sëbashku me Përfaqësuesen tonë. Armenët kanë rënë 8 pozita më poshtë në 91-in dhe Danezët gjashtë të tilla më poshtë në të 28-ën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"