Rikonfirmohet investimi 10 milionë euro për stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 14:09

Rikonfirmohet investimi 10 milionë euro për stadiumin e ri

Për stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, pikërisht aty ku aktualisht është “Qemal Stafa” dhe që do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”, institucioni i futbollit shqiptar do të investojë një shumë prej 10 milionë eurosh.

qemal stafaKësisoj, në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv konfirmoi vendimin e FSHF-së. “Duke qenë se procesi i parë që u nis nuk prodhoi zgjidhje të pranueshme, ‘Shoqëria Kuq e Zi’ e mbylli këtë proces dhe kërkon të startojë një të ri për ndërtimin e stadiumit kombëtar.

Për këtë arsye, KE vendosi të rikonfirmojë financimin prej 10 milionë eurosh për ndërtimin e stadiumit”, njoftonte zyra për shtyp e FSHF-së. Gjithsesi, projekti i tij ende nuk është bërë, kështu që mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin ngjarjet në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"