Roma ‘poker’ Lacios në derbi, Atalanta përmbys Milanin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2016 | 17:23

Roma ‘poker’ Lacios në derbi, Atalanta përmbys Milanin (VIDEO)

Roma ka shkatërruar sot Lacion me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra e Spaleltit ka dominuar të gjithë ndeshjen dhe në fund është shpërblyer me një fitore spektakolare.

Roma's Italian forward Stephan El Shaarawy celebrates after scoring during the Italian Serie A football match between AS Roma and Frosinone at Rome's Olympic stadium on January 30, 2016. / AFP / ANDREAS SOLARO        (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)El Sharaui zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të. Në minutën e 64-të Dzeko dyfishon shifrat, por Lazio rihap sfidën me Parolon 11 minuta më pas.

Roma reagon menjëherë dhe shënon edhe dy gola të tjerë me Florenzin dhe Perotin duke vulosur fitoren në shifrat e thella 4-1. Me fitoren e sotme, Roma blindon vendin e tretë me 64 pikë.
Atalanta Milan 2-1 Atalanta ka përmbysur 2-1 Milanin në një ndeshje spektakolare. Skuadra e Mihajloviç tregon se ka ende shumë për të përmirësuar. Goli i Luis Adrianos në minutën e 5-të është zhvlerësuar pasi vendasit barazojnë me Pinillën dhe kalojnë në avantazh me Gomez gjunjëzuar ekipin kuqezi. Milani tashmë e sheh veten në vendin e 6 në kuotën e 49 pikëve duke qenë shumë larg objektivit Europë.

Të tjerat

Kievo ka mundur në shtëpi 3-1 Palermon, Fiorentina ka barazuar 1-1 me Sampdorian, Xhenoa ka shkatërruar 4-0 Frozinonen e Ajetit dhe në mbrëmje ora 20:45 Interi pret në shtëpi Torinon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"