Ronaldo përmbys Volfsburgun, Siti fiton derbin e sheikëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2016 | 22:44

Ronaldo përmbys Volfsburgun, Siti fiton derbin e sheikëve (VIDEO)

UPDATE/ Reali i Madridit dhe Mançester Siti janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

222239031-45569b5b-08c7-4588-a334-5fee9a5c1ee3Madrilenët përmbysën gjithçka ndaj Volfsburgut mbrëmjen e së martës. Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve u fitua me rezultati 3-0 nga Reali në shtëpi.

Pas rezultatit historik që Volfsburgu arriti në ndeshjen e parë, ekipi i Zidane theu parashikimet që nxirrnin më të favorizuar gjermanët.

Kristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i këtij takimi me tri golat e tij. Rrjetën e parë portugezi e gjeti në minutën e 16′ dhe një minutë me pas, çoi shifrat në 2-0.

204520548-d887449b-a3f0-4fdb-9f19-c483ac464e48

Ky rezultat mbeti në fuqi në 45′ minutat e para. Miqtë reaguan në pjesën e dytë, por pa finalizuar në gol. Ndeshja u dominua nga Reali, i cili nuk fali në takimin e kthimit. Rezultati 3-0 shpëton edhe trajnerin Zinedine Zidane. Pas humbjes 0-2 në Gjermani, një hap fals në Mardit do të çonte në shkarkimin e tij.

Real Madrid – Wolsfsburg 3 – 0
Golat: Kristiano Ronaldo 16′, 17′, 77′

Formacionet
Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Bale, Benzema, Ronaldo
Wolfsburg: Benaglio – Vieirinha, Draxler, Henrique, Schürrle, Dante, Gustavo, Guilavogui, Naldo, Arnold, Rodriguez

Mançester Siti – PSG

Mançester Siti eliminoi PSG duke u kualifikuar për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Fitorja e Sitit me rezultatin 1-0 në shtëpi mundësoi kalimin për në turin tjetër.

article-3536466-331CB80A00000578-11_964x390Fillimisht, Serxhio Aguero humbi një 11-metërsh në minutën e 30′ të pjesës së parë, ndërsa Kevin de Bruyne realizoi golin magjik që vlen klualifikimin.

Takimi i parë Siti-PSG u mbyll në shifrat 2-2 në Francë dhe deri në minutat e fundit kualifikimi ishte i hapur për të dyja skuadrat.

 

Siti – PSG 1 – 0
Gol: Kevin de Bruyne 76′

Formacionet
City: Hart, Sagna, Otamendi, Mangala, Clichy, Fernando, Fernandinho, Navas, Silva, De Bruyne, Aguero
PSG: Trapp, Thiago Silva, Marquinhos, Motta, Cavani, Ibrahimović, Di María, Maxwell, Aurier, Van der Wiel, Rabiot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"