Sadiku çon Vaduzin në finale: Dua Europa Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2016 | 9:20

Sadiku çon Vaduzin në finale: Dua Europa Ligën

Nga Kombëtarja në tribunë për ndeshjen e vlefshme për kampionatin helvet dhe më pas me dopietë për Vaduzin në Kupën e Lihtenshteinit. Një rebus, për vetë faktin se Sadiku është pjesë e një ekipi nga Lihtenshteini që merr pjesë në kampionatin zviceran.04-SADIKU-rundumel1 Mirëpo, origjina i jep mundësinë kësaj skuadre që të jetë pjesë e Kupës së Lihtenshteinit dhe të luftojë për të siguruar benefitin që ofron fitimi i këtij kompeticioni: pjesëmarrjen në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.

Pak sekonda i mjaftuan me Kombëtaren në miqësoren me Luksemburgun, ndërkohë që në rikthimin e tij me ekipin nga Lihtenshteini ka arritur të shënojë dy herë në ndeshjen gjysmëfinale.

Golat Armando Sadiku ka qenë protagonisti i fitores së Vaduzit në ndeshjen kundër Eshenit në gjysmëfinalen e Kupës së Lihtenshteinit. Në minutat 37 dhe 45, sulmuesi i Kombëtares është bërë protagonist për Vaduzin, duke e kaluar në avantazh të dyfishtë.

Në dukje, shqiptari ka përsëritur debutimin e tij në këtë skuadër. Më 6 shkurt, Sadiku realizoi dy herë në fitoren e Vaduzit kundër Luganos në ndeshjen e tij të parë si i huazuar në ekipin nga Lihtenshteini. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në pjesëmarrjen për herë të parë në kupën e këtij shteti për shqiptarin. Dy gola për t’i dhënë fitoren ekipit të tij dhe për ta kualifikuar në finalen e Kupës së Lihtenshteinit.

Sadiku Sulmuesi i Kombëtares është duke treguar vazhdimisht se po kalon një formë të mirë. Me këto dy gola ai e ka çuar në pesë numrin e realizimeve të tij për Vaduzin, që nga momenti kur u huazua pas merkatos së dimrit nga Zyrihu.

Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi është shprehur i kënaqur për golat dhe mbi të gjitha për mundësinë që i jep ky kompeticion atij dhe skuadrës. “Janë gola shumë të rëndë- sishëm për skuadrën, për vetë faktin që siguroi pjesëmarrjen në finale. Ky është një kompeticion i rëndësishëm për ne, pasi nëse arrijmë që të fitojmë, sigurojmë mundësinë për të luajtur në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.

Kjo është arsyeja që më gëzon më shumë dhe ne do të bëjmë maksimumin që të triumfojmë edhe në finale për të siguruar këtë mundësi”, ka deklaruar Sadiku për gazetën. Më tej, ai nuk kërkon të bëjë asnjë dedikim special, veç skuadrës së tij, për këto gola që i kanë dhënë fitoren.

Gjithashtu shprehet me diplomaci kur pyetet nëse golat që shënon janë edhe një përgjigje për drejtuesit e Zyrihut, të cilët e huazuan dhe nuk i dhanë më shumë minuta në dispozicion: Për momentin s’mendoj asnjë skuadër tjetër veç Vaduzit.

Stërvitem dhe punoj çdo ditë me idenë që t’i shërbej maksimalisht këtij ekipi në realizimin e objektivave dhe në të njëjtën kohë, nëse do të gëzoj formë të mirë, do të më shërbejë që të përgatitem sa më mirë edhe për Europianin me Kombëtaren”, ka përfunduar sulmuesi i Kombëtares në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas kësaj dopiete të realizuar.

Me këtë dygolësh, Sadiku shkon në kuotën e dhjetë golave të realizuar këtë sezon. Pesë i shënoi për llogari të Zyrihut në pjesën e parë të sezonit, kurse tre i realizoi për Vaduzin në kampionatin helvet dhe dy në gjysmëfinalen e Kupës së Lihtenshteinit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"