Sërish sondë te “Qemal Stafa”, Dervishaj: 25 mijë € studim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 20:15

Sërish sondë te “Qemal Stafa”, Dervishaj: 25 mijë € studim

Ditën e djeshme është shfaqur sërish një sondë që kryente matje gjeologjike pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Nëse pak ditë më parë ndodhej brenda në stadium, tashmë ishte e nevojshme që sonda të shponte në pjesën e jashtme të impiantit.

qemal-stafaPër këtë, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Arben Dervishajn, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

“Sonda është duke bërë matjet e nevojshme për të përfunduar plotësisht studimin gjeologjik. Shoqëria Kuq e Zi është duke përfunduar të gjitha kërkimet në terren dhe do të ketë të gatshme për këdo nga firmat që do të fitojë tenderin, studimin gjeologjik, topografik dhe sizmik.

Janë shpime të thella në rreth 50 metra, për të përcaktuar terrenin mbi të cilin do të ndërtohet stadiumi i ri”, është shprehur fillimisht Dervishi. Në kuadër të ndërtimit të impiantit, kosto e këtij studimi është thuajse e papërfillshme. “Bëhet fjalë për rreth 25 mijë euro në total që të jetë një dosje e plotë me studimet e nevojshme paraprake të terrenit për këdo firmë që do të na sjellë projektin për ndërtimin e impiantit”, ka deklaruar Dervishaj për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"