Sherr në “Qemal Stafa”, tifozët e Partizanit përplasen me Policinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 19:16

Sherr në “Qemal Stafa”, tifozët e Partizanit përplasen me Policinë (VIDEO)

Incidenti mes tifozeve dhe Policise ne Qemal Stafa from Panorama Sport on Vimeo.

Ndeshja e vlefshme për Javën e 20 të Superligës mes Partizanit dhe Flamurtarit (1-1), është shoqëruar me tensione në fushë dhe jashtë saj.

Në momentin e shënimit të golit të barazimit nga Sukaj – në minutën e 88′, në stadiumin “Qemal Stafa” shihen ‘përplasje’ mes disa tifozëve të Partizanit dhe forcave të rendit.

Untitled-5Kamerat që transmetonin ndeshjen kapën një fragment të shkurtër të incidentit.

Fillimisht, në video shihen disa efektivë pranë tifozëve, ndërsa më pas shkojnë të tjerë përfaqësues të rendit të cilët shfaqen duke shoqëruar disa prej tifozëve në stadium.

Burime për “Panorama Sport” thonë se disa tifozë hodhën flakadanë në zonën ku qëndronin efektivët pranë fushës – në momentin që u shënua goli i barazimit për vendasit, ndërsa më pas policët reaguan duke shkuar pranë tyre. Ende nuk dihet nëse për këtë incident ka pasur persona të shoqëruar në Polici.

Untitled-4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"