Shpërthen Hallaçi: Askush nuk mund të tallet me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 9:39

Shpërthen Hallaçi: Askush nuk mund të tallet me mua

Hallaci dhe Cecher, kapitenet para ndeshjesNë minutën e 59-të të takimit KukësiPartizani, kur rezultati ishte 0-1, stafi teknik i verilindorëve vendosi që të nxjerrë nga fusha kapitenin Rraman Hallaçi dhe në vend të tij aktivizoi mesfushorin Edon Hasani.

Ish-mbrojtësi i të kuqve, që së bashku me portierin Koçi janë të vetmit vendalinj në formacionin bazë, nuk e ka kapërdirë dot ndërrimin e bërë me mesfushorin Hasani. Ky ndërrim i ka lënë shije shumë të hidhur kapitenit të Kukësit, i cili në prononcimin për “Panorama Sport” pohoi se me zëvendësim dikush është tallur me atë.

“Sigurisht që nuk e kam pritur mirë zëvendësimin. E para e punës, askush nuk ka shans dhe të drejtë të tallet me djersën time. E dyta, te Kukësi kam ardhur falë punës, djersës dhe këmbëve të mia. E treta, as kam pritur të më ndihmojë njeri në karrierë dhe as kërkoj të më ndihmojë njeri në rrugën time si futbollist”, deklaroi Hallaci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"