Shqipëria në vazon e 4-t të Euro 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2015 | 17:36

Shqipëria në vazon e 4-t të Euro 2016

uefaUEFA konfirmon se Shqipëria do të jetë në vazon e 4 të shortit për fazën e grupeve të Kampionatit Europian 2016, i cili do të hidhet më 12 dhjetor në Paris.

Nëpërmjet faqes së saj zyrtare UEFA publikoi edhe pozicionimin e 20 skuadrave të kualifikuara direct në “Francë 2016”.

Kombëtarja kuqezi pozicionohet e parafundit, mes 24 skuadrave finaliste të Euro 2016, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut. Për këtë arsye mbetet në vazon e katërt, ku ekipe të tjera të konfirmuara janë edhe Islanda e Uellsi.

Sipas  koeficientëve që secila përfaqësuese ka,  kalohen edhe nga ekipet që luajnë në fazën play off. Vazo e katërt do të plotësohet nga dy skuadra, që në bazë të koeficientëve rrezikojnë të jenë Turqia dhe Sllovakia.

Vazo e tretë është e gjitha për t’u përkufizuar, me skuadra si Republika Çeke, Polonia e Rumania, të cilat presin të mësojnë ekipet që do të kualifikohen nga ndeshjet play off.

Nga kjo fazë, vetëm Bosnja dhe më tej Ukraina kanë shansin që nëse sigurojnë një biletë për në Francë, të pozicionohen direkt në vazon 2. Vetëm nëse boshnjakët dhe ukrainasit dështojnë, aty do të ngjitej Republika Çeke.

Në shortin e grupeve nuk do të tërhiqet emri i Francës, që si vend organizator ka të garantuar vendin e parë në Grupin A të Euro 2016.

Kampionët në fuqi e Europës, Spanja ka siguruar vazon e parë, ku është dhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Ndërsa në vazon e dytë Italia përkrah Rusisë, Zvicrës, Austrisë dhe Kroacisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"