Shqipëria, tjetër miqësore modeste ndaj Luksemburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2016 | 8:30

Shqipëria, tjetër miqësore modeste ndaj Luksemburgut

Jemi kualifikuar për herë të parë në Europian, por sërish do të luajmë ndeshje miqësore me kundërshtarë modestë në prag të përfaqësimit historik. Dje, institucioni i futbollit shqiptar zyrtarizoi testin e tretë para Europianit të Francës dhe këtë herë rival do të jetë Luksemburgu modest.kombetarja shqiperia

“Kombëtarja shqiptare do të luajë më 29 mars kundër Luksemburgut. Kjo ndeshje do të luhet në Luksemburg, në stadiumin ‘Josy Bathel’, në orën 20:15. Kështu, Kombëtarja kompleton të dy datat miqësore të muajit mars. Fillimisht më 26 mars, ajo do të zhvillojë miqësoren e parë të këtij viti, në stadiumin ‘Ernest Hapel’ të Vjenës kundër Austrisë.

Tri ditë më pas, Kombëtarja do të luajë në Luksemburg. Ndërkaq, para pak ditëve, është konfirmuar zyrtarisht edhe një miqësore që do të zhvillohet më 29 maj kundër Katarit. Konfirmojmë zyrtarisht se po punohet edhe për organizimin e një miqë- soreje tjetër përpara fillimit të finaleve të Kampionatit Europian”, citohej dje në njoftimin e zyrës për shtyp të FSHF-së.

Situata – Shqipëria luan ndeshjen e parë në Europian kundër Zvicrës. Trajneri Xhani De Biazi ka kërkuar që përpara këtij takimi, kuqezinjtë të testohen me kundërshtarë të nivelit të helvetëve. Nëse mund të quajmë një provë gjenerale atë të Austrisë, që gjithashtu është kualifikuar në Europianin e Francës, e kundërta mund të thuhet me Katarin dhe Luksemburgun duke kundërshtarë të niveli të dobët.

Asnjëherë më parë pjaca e Shqipërisë nuk ka qenë më lart se në këtë moment, por gjithsesi nuk arrijmë dot të “peshkojmë” kundërshtarë që minimalisht janë në 40 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Trajneri De Biazi deklaroi pak javë më parë se FSHF kishte negociuar me Gjermaninë për një miqësore në muajt mars ose maj, mirëpo “pancerat” kanë zgjedhur Hungarinë përpara Shqipërisë.

Tashmë mbetet për t’u përcaktuar edhe kundërshtari i katërt, teksa alternativë është Kanadaja. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të jetë një Kombëtare e një vendi europian, që merr pjesë gjithashtu në “Euro 2016”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"