“Sirena” turke për Alban Hoxhën, ja ekipi që po e vëzhgon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2016 | 9:26

“Sirena” turke për Alban Hoxhën, ja ekipi që po e vëzhgon

Prej tre sezonesh është një nga portierët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe tani kërkon një aventurë jashtë vendit. Alban Hoxha, “gardiani” rekordmen i kampionatit shqiptar e ka konfirmuar një gjë të tillë gjatë një prononcimi të dhënë për mediat franceze përpara derbit ndaj Tiranës.hoxha “Shpresoj që në fund të sezonit të largohen drejt një kampionati më të fortë”, ka thënë Hoxha ndër të tjera. Por, deri më tani, të paktën publikisht, në drejtim të portierit nuk ka pasur asnjë sinjal në lidhje me një transferim të mundshëm jashtë vendit.

Gjithsesi, burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se ditët e fundit interesi për lojtarin është shtuar. Bëhet fjalë për skuadrën e Superligës turke të Bursasporit, e cila ka në planet e saj të marrë shërbimet e “gardianit” 28-vjeçar, që është pjesë edhe e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Të njëjtat burime shprehen se në drejtim të portierit ende nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, por klubi turk ka konfirmuar se do të ketë përfaqësuesit e tij në ndeshjen ndaj Flamurtarit, e cila do të luhet të dielën në transfertë. Fusha e Vlorës është fatsjellëse për portierin e të kuqve, pasi pikërisht aty ka arritur të vendosë rekordin e ri të mospësimit të golit me plot 1084 minuta.

Fejzullahu – Por, përveç Hoxhës, një tjetër lojtar i Partizanit, që është në fokusin e skuadrave turke, është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Arbnor Fejzullahu. Ky i fundit ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me të kuqtë dhe është nën vëzhgimin e tre ekipeve, por më konkret ka qenë klubi i Gaziantepsporit, që ka bërë edhe një ofertë zyrtare te të kuqtë.

Në vija të përgjithshme, vlera e ofertës llogaritet rreth 280 mijë euro. Klubi turk është nën vëzhgimin e lojtarit që në derbin e fazës së tretë ndaj Tiranës, ku mbrojtë- si arriti të shënonte. Mësohet se forma e tij ka bindur menaxherët turq, por këta të fundit do të vazhdojnë të ndjekin lojtarin nga afër edhe në të paktën katër ndeshje të tjera, për të vendosur përfundimisht nëse do të firmosin kontratën.

Zëvendësimet – Duke qenë se ofertat për të paktën dy prej titullarëve të kuq nuk kanë munguar dhe shanset që ata të largohen nga Partizani janë të mëdha, drejtuesit po mendojnë për përforcimet e mundshme. Deri më tani janë të paktën tre lojtarë me të cilët është arritur akordi në parim që sezonin e ardhshëm të veshin fanellën e “demave”, por emrat e tyre nuk bëhen konkretë, duke qenë se janë të impenjuar me skuadra të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"