Skandali i ‘Panama Papers’/ Të tjerë emra zbulohen nga bota e sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 17:28

Skandali i ‘Panama Papers’/ Të tjerë emra zbulohen nga bota e sportit

Në skandalin e ‘Panama Papers’ dalin të tjerë emra të njohur në botën e sportit. Pas lajmeve të publikuara pak ditë më parë se Mesi, Platini, apo kreu i ri i FIFA-s, Infantino, ishin të implikuar në rrjetin e të pasurve që kanë pastruar para nëpërmjet kompanive ‘offshore’, shtypi ndërkombëtar shkruan se pjesë e listës janë edhe Adriano Galiani, apo Flavio Briatore.

130408847-b1400109-4a22-4104-81b7-a2311590c8a5E përjavshmja ‘L’Espresso’ pritet të publikojë nesër një listë me 100 emra të njohur në Itali si sipërmarrës, menaxherë etj që mendohet të kenë kryer evazion fiskal.

Për sa i përket Galianit dhe klubit të Milanit, bëhet fjalë për një firmë të Berluskonit që rreth 20 vite më parë u përfshi në hetime për pagat neto ndaj disa futbollistëve si Rud Gulit e Mario Van Basten.

Nga investigimet e kryera Galiani del në skenë bashkë dhe dy administratorë të lidhur me shoqërinë ‘Sport Image’, e themeluar në vitin 1989.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"