Skënderbeu bën detyrën ndaj Tërbunit, tjetër dopietë e Salihit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 15:13

Skënderbeu bën detyrën ndaj Tërbunit, tjetër dopietë e Salihit

salihiSkëndërbeu nuk ka zhgënjyer sot në takimin luajtur në fushën neutrale në “Qemal Stafa” ndaj Tërbunit e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në një terren shumë të rënduar si pasojë e shirave të dendur, kampionët kanë kaluar pa probleme Tërbunin duke i mundur me rezultatin 1-3.

Hamdi Salihi edhe njëherë ka qenë protagonist absolut pasi ka rezlizuar një tjetër dygolësh. Sdida e sotme ka vend edhe për brazilianin Renatinjo që vendos emrin e tij në tabelën e golashënuesve, duke realizuar golin e tretë për miqtë dhe të pasin në kampionatin shqiptar.

Ndërkohë sa për statistikë goli në fundin e takimit për Tërbunin i shënuar nga Jovanoviç. Me këtë fitore korçarët ruajnë kreun e renditjes me 49 pikë, plot 4 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë që është ndalur në Shkodër nga Vllaznia në barazimin 1­-1.

Tërbuni – Skënderbeu 1-3
Golat: Jovanovic 90’/ Salihi 11′, 63′, Renatinjo 84′
Tërbuni: Kuka, Beci, Borshi, Fangaj, Tasiç, Karakaçi, Gavazaj, Tushe, H. Marku, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Abazi, Progni, Orelesi, Nimaga, Latifi, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"