Skënderbeu kundër Cernomorets të Bakajt dhe Vangjelit, Kukësi sfidon Trabzonsporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2013 | 13:28

Skënderbeu kundër Cernomorets të Bakajt dhe Vangjelit, Kukësi sfidon Trabzonsporin

Liga e EuropesKukësi do të ketë përballë Trabzonsporin turk në fazën e “play-off”-it të Ligës së Europës, ndërsa Skënderbeu do të sfidojë Chernomorets Odessa, skuadrën ukrainase ku aktivizohen edhe dy lojtarë shqiptarë, Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Mund të kishte edhe më keq nga përvijimi paraprak i vazove të shortit të hedhur mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës, megjithatë tashmë vështiorësia për dy skuadrat tona rritet ndjeshëm. Si futbolli turk, ashtu edhe ai ukrainas, janë shumë herë më lart se futbolli ynë, në cfarëdolloj klasifikimi dhe mbështetjeje financiare, në rang klubesh dhe kombëtaresh, ndaj pritshmëritë e shumta duhen vetëpërmbajtur. Megjithatë, kuksianët e kanë shkruar tashmë historinë e tyre në debutimin që bënë në Kupat e Europës, i kanë kaluar tri ture të Ligës së Europës, ndërsa Skënderbeu i bashkohet fazës së “play-off”-it të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube pasi luajti dy ture në Champions. Kaloi me sukses Neftci Baku, por më pas u eliminua nga  azerët e Shakhter Karagandy.
Ndeshjet e para do të luhen më 22 gusht, ndërsa ato të kthimit më 29 gusht. Korcarët dhe kuksianët i luajnë ndeshjet e parë në fushë kundërshtare.
Mbi dy kundërshtarët Cernomorets është një klub ukrainas, që përfaqëson qytetin e Odesës, i themeluar në vitin 1936. Ai i luan ndeshjet në “Stadion Chornomorets”, që ka një kapacitet prej 34164 vendesh. Sa u përket trofeve kombëtarë, Cernomorets ka fituar dy Kupa të Ukrainës, në edicionet 1993/1994 dhe 1992. Nënkampion në kampionatin ukrainas ka dalë në sezonet 1995/1996 dhe 1994/1995. Për sezonin e ri futbollistik 2013-2014, pas katër javësh kampionat, Cernomorets Odesa pozicionohet në vendin e tetë, me 5 pikë, nga 16 skuadra që ka “Premier League” e këtij vendi.
Trabzonspori është një klub futbolli turk, i themeluar në vitin 1967, që përfaqëson qytetin me të njëjtin emër. Kjo skuadër i luan ndeshjet në “Hüseyin Avni Aker Stadyumu”, me kapacitet prej 24169 vendesh. Kundërsdhtarët e Kukësit e kanë fituar 6 herë titullin kampion në Turqi, në sezonet 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1976/1977, 1975/1976.
8 herë ka fituar Kupën e Turqisë, në sezonet 2009/2010, 2003/2004, 2002/2003, 1994/1995, 1991/1992, 1983/1984, 1977/1978, 1976/1977, ndërsa Superkupën e Turqisë e ka bërë të vetën po 8 herë, në edicionet 2010/2011, 1995/1996, 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1977/1978, 1976/1977. Pra, sikurse shihet, kemi të bëjmë me një skuadër të shumëtrofeuar, me traditë dhe histori pozitive në futbollin turk. Kujtojmë se me këtë skuadër ka luajtur edhe ish-sulmuesi i njohur i kombëtares kuqezi, aktualisht drejtor teknik i saj, Alban Bushi, në vitet 2001-2003.
Për sezonin e ri futbollistik turk, që pritet të nisë më 16 gusht, Trabzonspori është përforcuar ndjeshëm me lojtarë cilësorë dhe me emër në skuadrat europiane. Të tillë janë: portugezi Bosingua, që ka luajtur së fundi në Angli me Celsin dhe QPR-në, apo francezi Florent Maluda, që ka luajtur po ashtu në Angli me Celsin, në 6 sezonet e shkuara.

ChampionsiChampions: MilanPSV, përplasja e madhe e “play-off”-it
Milani do të luajë ndaj PSV Eindhoven në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, duke përsëritur kësisoji përballjen e vitit 2005. Shtatë herë kampionët e Evropës, Milani, do të ndeshet me fituesit e vitit 1988 të këtij kompeticioni, PSV Eindhoven, për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ky është produkti i shortit të hedhur të premten në mesditë në Nion të Zvicrës.
Ndeshjet e para zhvillohen më 20/21 gusht, ndërsa të kthimit një javë më vonë. Dhjetë fituesit e këtij raundi do të bashkohen me 22 skuadrat e tjera që hyjnë në mënyrë direkte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Humbësit e fazës së “play-off”-it të Champions-it do të vazhdojnë të luajnë në fazën e grupeve të “Europa League”. Finalja e madhe do të luhet në “Estádio Sport Lisboa”, stadiumi i Benfikës, të shtunën e 24 majit 2014. Ndërkohë, pjesëmarrja e Fenerbahçes dhe e Metalist Kharkiv në këtë kompeticion është subjekt pritjeje i procedimeve disiplinore dhe KAS-it në Lozanë.

Ja edhe ciftet e fazës së “play-off”-it të Ligës së Kampioneve:
Grupi i skuadrave jo kampione
Dinamo Zagreb (KRO) – FK Austria Ëien (AUS)
PFC Ludogorets Razgrad (BUL) – FC Basel 1893 (ZVI)
FC Viktoria Plzeň (CEK) – NK Maribor (SLLO)
FC Shakhter Karagandy (KAZ) – Sëlltik (SKO)
Steaua Bukureşhti (RUM) – Legia Ëarshavë (POL)

Grupi i skuadrave kampione
Olimpik Lion (FRA) – Real Sociedad (SPA)
Shalke 04 (GJER) – Metalist Kharkiv (UKR)
Paços de Ferreira (POR) – Zenit St Petersburg (RUS)
PSV Eindhoven (HOL) – Milan (ITA)
Fenerbahçe (TUR) – Arsenal (ANG)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"