Sulmi i Realit ka thyer rekordin e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 14:36

Sulmi i Realit ka thyer rekordin e golave

Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Garet Bejl formojnë një treshe të frikshme në repartin e avancuar. Shpejtësi, teknike, forcë, finalizim. Gjithçka që i bën të pamarkueshëm.RealiPavarësisht se rezultatet e Realit nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, sulmi nuk ka çaluar për asnjë moment. Madje, sivjet ata kanë thyer rekordin e tyre.

Që kur u krijua ky tredhëmbësh, është vendosur një shifër e re golash, pas 30 ndeshjeve të zhvilluara. Deri tani, kanë arritur të ndëshkojnë kundërshtarët plot 66 herë.

Rekordi ishte vendosur në sezonin e kaluar, ku në po kaq ndeshje kishin shënuar 62 herë. Ndërkohë, në 2013-2014 ishin vetëm 53. Në fakt, statistikat e tyre u përmirësuan ndjeshëm që kur në krye të ekipit erdhi Zidan, duke realizuar disa fitore me rezultate shumë të thella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"