Superiore, java e 13-të luhet të shtunën dhe të dielën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2015 | 16:20

Superiore, java e 13-të luhet të shtunën dhe të dielën

tirana- skenderbeuJanë zyrtarizuar sot datat dhe oraret e javës së 13-të të Superiores e cila do luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër takime, të cilat do të nisin njëkohësisht në orën 13:00. Kështu, në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, skuadra vendase do të përballet me skuadrën e Partizanit.

Me gjasa po në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës, nëse ky impiant riparohet pas dëmtimeve atmosferike pritet të zhvillohet takimi Vllaznia-Flamurtari. Ndërkohë, në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, Tërbuni do të presë Teutën, ndërsa në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi do të jetë mikpritës i kurbinasve të Laçit.

Takimi i fundit i javës së 13-të, ai mes Tiranë dhe Skënderbeut do të luhet të dielën, më 29 nëntor, në orën 14:00. Stadiumi ende nuk është zyrtarizuar, ndonëse drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë premtuar se “shtëpinë” e bardhebluve synojnë ta përurojnë ndaj kampionëve të Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"