Tabela e së vërtetës, ja cilat ekipe favorizohen nga gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 10:33

Tabela e së vërtetës, ja cilat ekipe favorizohen nga gjyqtarët

Kur Liga gjermane të fusë në fushë teknologjinë për të survejuar zonën e rreptësisë, atëherë institutet e statistikave do ta kenë të vështirë t’i gjejnë në gabim gjyqtarët. Favorizimet dhe disfavorizimet nga vendimet e arbitrave gjermanë ka qenë temë diskutimi dhe mjaft e debatuar.bajernFalë një analize të imtësishme të firmës së marketingut në Hamburg “Deltratre” ka dalë në pah tabela e së vërtetës. Këtu zbardhet se sa është favorizuar apo disfavorizuar një ekip nga gjyqtarët.

Hofenhaimi përfiton, Ingolshtadi vuan Fakti që Hofenhaimi renditet në fund të tabelës nuk është faji i gjyqtarëve.  Ky ekip ka përfituar nga vendimet e arbitrave duke përfituar penallti, gola, apo kartonë të kuq.

4 herë është favorizuar Hofenhaimi dhe asnjëherë nuk është dhënë vendim në disfavor të tyre. Edhe Hamburgu bën pjesë në fituesit kësaj analize, pasi janë favorizuar 7 herë dhe disfavorizuar 3 herë.  E kundërta ka ndodhur për Ingolshtadin. Vërtet është favorizuar dy herë, por janë dhënë 8 vendime të gabuara kundër tyre.

Dortmund, Bajern Për çudi në ndeshjet e Dortmundit gjyqtarët kanë dhënë më shumë vendime të gabuara. Deri në javën e 20- të, në këto sfida janë dhënë 15 vendime të gabuara, 8 herë pro Dortmundit dhe 7 herë kundër tyre.

Duke pasur situata të ndryshme, gjyqtarët kanë gabuar edhe në ndeshje të Bajernit ku numërohen 12. Bajerni është favorizuar 5 herë dhe disfavorizuar 7 herë duke pasur një bilanc me minus 2. Nga analizat shihet se 4 ekipe janë në ekuilibër me gabimet: Augsburgu (4-4), Darmshtad (2-2), Shalke (1-1) dhe Gladbahu (2-2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"