Taulant Xhaka: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2016 | 11:53

Taulant Xhaka: Ja pse zgjodha Shqipërinë

Ai është shpirti i Bazelit”, kështu nis shkrimi i portalit zviceran “20min.ch” për Taulant Xhakën. Mesfushori i Bazelit është vendës në skuadrën e tij, pasi ka lindur në atë qytet dhe luan prej vitesh në skuadrën e qytetit të tij dhe u rrit si individ, por edhe si futbollist profesionist.xhaka 1Në këtë shkrim dedikuar mesfushorit të Kombëtares ka edhe “copëza” përgjigjesh të tij, që shpjegojnë zgjedhjen që ka bërë për Shqipërinë, apo ngrenë edhe pyetjen me çudi “përse nuk e cilësojnë si ‘basler'”, siç quhen vendësit në këtë qytet në gjuhën helvete.

Kombëtarja Taulant Xhaka është vëllai i madh i familjes, por e ka bërë zgjedhjen pas vëllait të tij Granitit. Ky i fundit, edhe pse një vit më i vogël, karriera ia ofroi më shpejt mundësinë për të luajtur me Kombëtaren e madhe dhe zgjodhi Zvicrën.

Ndërsa Taulanti, ndryshe nga ai, iu bashkua Shqipërisë, Kombëtares që përfaqëson origjinën e kombit të prindërve të tij. “Vendimi im ka arsye të pastra sportive. Doja të konkurroja dhe sfidohesha me më të mirët. Për të realizuar këtë gjë, shanset ishin thjesht më të mira me Shqipërinë në krahasim me Zvicrën”, ka deklaruar Xhaka në lidhje me zgjedhjen e kuqezinjve përpara helvetëve.

Mesfushori i Bazelit njihet për shpirtin e tij luftarak në fushën e lojës dhe gjithashtu për faktin që është një futbollist që mund të luajë fare mirë si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje për t’iu përshtatur nevojave që ka trajneri dhe ekipi.

“Jam ‘basler” Kjo është një shprehje të cilën e përdorin njerëzit e lindur dhe që janë vendës në Bazel. Megjithatë, fakti që Xhaka ka zgjedhur Shqipërinë, ka bërë që shumë ta harrojnë faktin që ai ka lindur dhe është rritur në këtë qytet dhe gjithashtu po i shërben skuadrës së qytetit të tij të lindjes.

“Unë kam lindur në Bazel. Këtu kam kolegët e mi që i njoh nga koha kur isha në shkollë dhe nuk e di pse nuk duhet të quhem ‘basler'”, shprehet Xhaka si me irritim. Megjithatë, kur ai zbret në fushë me fanellën kuqezi, është me të vërtetë një “luan” që jep gjithçka për ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"