Lajme Flash, Te Rinjte U-17 — 30 Prill, 2012 11:00

Kampionati U-17: Vllaznia, një finale me Tiranën

Shkodranët s’falin, likuidojnë Besën
BESA – VLLAZNIA 0-3
GOLAT: Kalaja 11′, 72′, Pjeshka 34′
BESA: Curri, Arkaxhiu, Xhafa, Kashami, Togu, Colla, Hilmiu, Hoxha, Biba, Deliu, Misiri. (U aktivizuan: Kapedani, Gavardari). Trajner: Y.Teliti
VLLAZNIA: Harlicaj, Ruçi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Krymi, Shkambi, Çinari, Dyla, Kalaja, Kozmai. (U aktivizuan: Hasaj, Zogu, Hasani). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: A.Paço, E.Begaj, N.Aliu (Fier)

Vllaznia kryesuese ka arritur të fitojë edhe në transfertën e vështirë të Kavajës, me rezultatin e pastër 0-3. Besa nuk e ka merituar humbjen e thellë, por ia që ky ishte verdikti i sfidës me shkodranët. Ka qenë një 40-minutësh i parë krejtësisht i barabartë, me ndryshimin se miqtë në dy rastet që patën, i shfrytëzuan në maksimum. Kalaja në minutën e 11-të i kaloi shkodranët në avantazh, ndërsa Pjeshka dyfishoi shifrat 6 minuta para mbylljes së fraksionit të parë. Kavajasit me Deliun e Collën shpërdoruan tri raste ideale për gol. Ndërkohë pjesa e dytë, pavarësisht epërsisë së miqve, ishte më e luftuar nga kavajasit. Gjithsesi, sërish vendësit nuk arritën të shënonin. Për të mbyllur historinë e ndeshjes mendoi Kalaja, i cili realizoi golin e tretë. Vllaznia meritoi gjithçka, teksa u dallua veçanërisht sulmuesi Pjeshka, autor i një goli mjaft të bukur. Në javën e ardhshme shkodranët do të përballen me Tiranën, rivalen direkte për titullin. Nëse kuqeblutë e vegjël fitojnë, atëherë shpallen matematikisht kampionë. Kjo sfidë do të jetë si një finale.
Feriz Ferizaj 

Shkalla vendos sfidën
SHKËNDIJA T. – ADA 2-1
GOLAT: Shkalla 12′, 42′/ M.Ura 61′
SHKËNDIJA T.: Alla, Lila, Shkalla, Ndreu, Zuna, Lleshi, Trebicka, Idrizi, Lokaj, Kondakçi, Laçi. (U aktivizua: F.Ferhati). Trajner: G.Mahmutaj
ADA: Hoxha, O.Ura, Lani, Fratija, Hyseni, Banka, Dani, Gradeci, Kakini, Bala, M.Ura. Trajner: S.Bizi
GJYQTARË: D.Dikollari, D.Vrapi, K.Zharkalli (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Ferati/ Lani

Shkëndija e Tiranës ka fituar me rezultatin 2- 1 ndaj Adës. Për djemtë e shkollës “Loro Boriçi” kanë vendosur golat e shënuar nga Shkalla. Ky i fundit realizoi fillimisht në minutën e 12-të, ndërsa dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Goli i Urës për miqtë pati vetëm vlera statistikore. Skuadra e drejtuar nga Genc Mahmutaj pozicionohet pas 27 ndeshjesh në vendin e tretë.
Erjon Hamitaj

Në Korçë s’ka fitues
SKËNDERBEU – PARTIZANI 0-0
SKËNDERBEU: Mali, Minaj, Tako, Zyfi, Thomo, Hasanllari, Keça, Trëndafili, Beshiri (Ivani 68′), Muska (Kupe 60′), Liko (Luli 56′). Trajner: G.Liçi
PARTIZANI: Ndoj, Ali, Roshi (Sadaj 64′), Lila, Agalliu, Gjoni (Bashari 64′), Mina (Sulaj 39′), Plloçi, Zhezha, Hafuzi, Drita. Trajner: I.Bushati
GJYQTARË: K.Jasharllari, V.Tola, A.Mema (Pogradec)

Skënderbeu dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë. Korçarët ishin pranë fitores, por humbën një 11-metërsh. Pjesa e parë ka qenë krejtësisht e barabartë, teksa të kuqtë janë mbrojtur mirë. Fraksioni i dytë ishte më i bukur dhe me raste të shumta, të cilat kanë pasur për protagonist vendësit. Tre minuta përpara përfundimit, goditjen e Keçës nga penalltia e pret portieri mik.
Altin Reli

“Zgjohen” lezhjanët
BESËLIDHJA – ELBASANI 2-0
GOLAT: Fusha 3′, Përgjini 44′
BESËLIDHJA: Jakaj, Bilbili, Dashi, Përvathi, Kalej, Fusha, Marku, Vocaj, Zefaj, Shabaj, Përgjini. (U aktivizua edhe Makeshdedaj). Trajner: O.Gjurashi
ELBASANI: Ballukja, Debrova, Bërdufi, Turmani, Salla, Laze, Qemalli, Luniku, Çarhoshi, Kanami, Tuzi. (U aktivizuan dhe Çela, Alla, dhe Topuzi). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: F.Borova, S.Ahmeti, J.Podgorica (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Salla 21′

Besëlidhja dje ka marrë një fitore shprese ndaj Elbasanit. 17-vjeçarët lezhjanë kanë shënuar që në minutën e 3-të me anë të Fushës. Pas pësimit të golit, elbasanasit e baraspeshuan lojën, por pa rezultat, pasi mbrojtja vendëse ishte në lartësinë e duhur. Edhe fraksioni i dytë ishte i ngjashëm me të parin, gjatë të cilit vendësit shënojnë që në fillim me anë të shtatlartit Përgjini.
Preng Gjikola

Hap fals i Butrintit
BUTRINTI – GRAMOZI 2-2
GOLAT: Muzhai 72′, Stefani 79′/ Hysenaj 16′, Shametaj 76′
BUTRINTI: Manaj, Çipa (Jonuzaj 20′), Muzhai, Kaçupaj, Hysotoçi (Resuli 50′), Braçulla, Hameti, Doka, Omeri, Kaso (Malaj 75′), Stefani. Trajner: L.Risti
GRAMOZI: Ymeri, Hysenaj, Dake, Selimi, Mamza, Shametaj, K.Iljazi, A.Iljazi, Rushiti (Cane 76′), Koroveshi, Saliko. Trajner: S.Rustemi
GJYQTARË: T.Latifi, E.Nelaj, A.Avdi (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Kaçupaj 18′, Muzhai 72′/ Shametaj 18′, Dake 68′
KARTON I KUQ: Kaçupaj 76′

Butrinti nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen ndaj Gramozit. Sarandjotët kanë humbur raste pa fund para portës së Ymerit, ndërkohë që Gramozi shfrytëzoi më së miri mundësitë që iu dhanë. Hysenaj shënoi golin e parë për miqtë. Në pjesën e dytë Butrinti hidhet i tëri në sulm dhe lë hapësira pas. Muzhai barazon rezultatin. Më pas u shënuan edhe nga një gol për secilin ekip.
Gerald Bregu

Kukësi bën surprizën
APOLONIA – KUKËSI 2-3
GOLAT: Fili 57′, Prifti 66′ (11-m)/ Halili 13′, Sulmata 29′, Bajraktari 77′
APOLONIA: Myftari, Aliaj, Gashi, Hyseni, E.Hënza, Çobo, Bendaj, G.Hënza, Belliu, Fili, Llakaj. (U aktivizuan: Çelaj, Prifti). Trajner: D.Kollundra
KUKËSI: Cungu, A.Shehu, Thaçi, Brahja, Demhasa, Sulmata (Kalarja 41′), Hoxha, Halili, K.Shehu (Dokri 41′), Nekica, Bajraktari. Trajner: A.Bela
GJYQTARË: A.Tosku, A.Zyba, A.Dervishi (Peqin)

Apolonia është mposhtur në fushën e vet nga Kukësi. Miqtë, duke zhvilluar një lojë të kujdesshme kanë arritur që të shënojnë dy gola në pjesën e parë. Por, pjesa e dytë ka një fillim më të mirë për fierakët, të cilët arrijnë të barazojnë. Duke e kërkuar me insistim fitoren, vendësit harrojnë mbrojtjen duke krijuar hapësira për Kukësin. Bajraktari shënoi golin e fitores në fund.
Mario Gjika

Hasalla, hero në Vlorë
VLORA – LUSHNJA 0-2
GOLAT: Hasalla 41′, 71′
VLORA: Muho, Knella, Duro, Jaha, Metlliu, Çobo, Kasaj, Tato, Skënderaj, Sulejmani, Dhrami. (U aktivizuan: Mërkuri, Todhri, Gjyzeli). Trajner: Rr.Taho
LUSHNJA: Dedej, Sharka, Arapi, Hajdari, Rrogosi, Korreshi, Merolli, Llapi, Gixho, Hasalla, Zeqo. (U aktivizuan: Shima, Lila, Çela). Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: I.Llupi, Sh.Shehu, H.Troka (Fier)
KARTON I VERDHË: Rrogosi

Lushnja fiton në Vlorë me dy gola të Hasallës. Miqtë e kanë zgjidhur më së miri takimin, me nga një gol në çdo pjesë. Hasalla ka qenë heroi i Lushnjës. Duhet thënë se vlonjatët kanë shpërdoruar shumë raste për gol. Megjithatë, miqtë e merituan plotësisht fitoren duke vazhduar garën për të qenë në krye. Javën e ardhshme ekipi lushnjar është i detyruar të pushojë.
Altin Pavllo

Bylisi thyen Olimpikun dhe ruan kreun
BYLISI – OLIMPIKU 3-2
GOLAT: Kollozi 23′, Mustafaraj 58′, Muça 66′/ Asllani 18′ (aut), Spahiu 77′
BYLISI: Koriçi, Djellaj, Asllani, Muça, Vrenozi, Pashaku, Malko, Kollozi, Fejzaj, Mustafaraj, Tahiri. (U aktivizuan: Buzi, Anastasi, Saliaj). Trajner: R.Mehmeti
OLIMPIKU: Bushi, Hako, Grami, Murati, Prifti, Doko, A.Bushi, Preka, Agaj, Spahiu, Gjoshi (Veseli 67′). Trajner: A.Shulku GJYQTARË: A.Rakipi, E.Hatia, Q.Sheti (Patos)

Bylisi i drejtuar nga Roland Mehmeti vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive. Skuadra ballshiote ka fituar 3-2 ndaj Olimpikut. Kanë qenë miqtë, ata që kanë kaluar në avantazh të parët, me anë të një autogoli të shënuar nga Asllani. Por, pësimi i golit i ka zgjuar ballshiotët, të cilët e kanë përmirësuar lojën. Pas 5 minutash ata barazojnë rezultatin me anë të Kollozit. Në pjesën e dytë kanë qenë sërish ballshiotët, që me lojën e tyre të kujdesshme dhe me theks sulmues, kanë arritur të shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të Mustafarajt dhe Muçës. Olimpiku është zgjuar në minutat e fundit dhe ka arritur vetëm të shkurtojë diferencën e golave, por pa barazuar më pas. Pas kësaj fitoreje, Bylisi ruan kreun e renditjes. Në javën e ardhshme ballshiotët do të luajnë në fushën e vështirë të Ersekës. Në rast triumfi, Bylisi mund të thellojë diferencën me Lushnjën ndjekëse. Gjithsesi, verdhejeshilët kanë dy ndeshje më pak, një prej tyre me Bylisin. Sipas të gjitha gjasave, gara për titullin do të vendoset në ndeshjen direkte mes dy skuadrave. Nëse Bylisi e fiton titullin, do të ishte i pari për grupmoshat në historinë e klubit ballshiot.
Mario Gjika

RENDITJET
KATEGORIA SUPERIORE, U-17

Renditja, pas javës 27-të

Nr

Skuadra

Fit

Brz

Hmb

Glv

Pikë

1.

VLLAZNIA

22

4

1

75-14

70

2.

TIRANA

20

3

4

63-21

63

3.

SHKËNDIJA T.

19

4

4

66-29

61

4.

FLAMURTARI

18

4

3

58-18

58

5.

DINAMO

17

3

7

56-24

54

6.

PARTIZANI

13

3

11

53-40

42

7.

SKËNDERBEU

10

4

12

28-40

34

8.

POGRADECI

10

3

14

42-51

33

9.

TEUTA

8

6

13

35-46

30

10.

BESA

7

6

13

37-44

27

11.

LAÇI

8

3

15

31-73

27

12

ELBASANI

7

4

16

36-50

25

13

TËRBUNI

6

7

13

28-43

25

14

ADA

7

1

20

36-87

22

15

SHKËNDIJA D.

4

5

17

35-64

17

16

BESËLIDHJA

5

2

18

18-52

17

 

KATEGORIA E PARE, U-17
Renditja, pas javës 27-të

Nr

Skuadra

Fit

Brz

Hmb

Glv

Pikë

1.

BYLISI

17

2

5

60-33

53

2.

LUSHNJA

16

2

5

66-23

50

3.

TOMORI

16

0

6

58-33

48

4.

BUTRINTI

13

2

8

51-37

41

5.

OLIMPIKU

12

2

8

49-41

38

6.

CËRRIKU

11

2

9

45-48

35

7.

LUFTËTARI

9

2

11

42-34

29

8.

KUKËSI

9

2

9

45-41

29

9.

APOLONIA

9

2

11

47-47

29

10.

KASTRIOTI

7

3

14

35-48

24

11.

GRAMOZI

7

2

10

32-46

24

12

VLORA

6

1

15

33-59

19

13

SHKUMBINI

3

3

14

13-47

12

Shënim: Skrapari, Gramshi dhe Bilishti
janë përjashtuar nga kampionati

Te lidhura me artikullin:

1 Koment

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *