Te Rinjte U-17 — 29 Nëntor, 2011 08:29

U-17: Rikthehet Tirana, vuan Vllaznia

Bindin bardheblutë
TËRBUNI – TIRANA 0-2
GOLAT: Tabaku 32’, Kurti 73’
TËRBUNI: Grela, Rahova, Lari, Sufaj, Vucaj, Guri, Zaja, Gjekaj, Lula, Kapaklia, Gavoçi. (U aktivizuan: Betja, Dani). Trajner: R.Piraniqi
TIRANA: Saraçi, Ar.Sallaku, Jonuzi, Llogani, Grabova, Çoka, Tabaku, Karameta, Al.Sallaku, Vatnika, Kurti. (U aktivizuan: Haxhiu, Premçi). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: L.Jubani, G.Ramaj, J.Podgorica (Shkodër)

Tirana ka fituar pastër në Pukë duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje. Tabaku realizoi në fundin e pjesës së parë, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Kurti vulosi fitoren e kryesuesve. Ndërkohë, në pushimin mes pjesëve ka pasur tension, pasi një prind i një lojtari tiranas është parë në dhomën e arbitrave dhe stafi teknik i Tërbunit ka protestuar

Mjafton goli i Kabunit
VLLAZNIA – BESA 1-0
GOLAT: Kabuni 52’
VLLAZNIA: Harllicaj, Ruçi, Pjeshka, Zogu, Ramaj, Kalaja, Dika (Dyca 50’), Krymi, Borshi (A.Hasani 45’), Kabuni (Axhani 60’), Çinari. Trajner: E.Çaku
BESA: Curri, Togu, Kashani, Xhafa (Gavardari 41’), Arkaxhiu, Misiri, Hilmiu, Hoxha, Lushkja, Çolla (Osmani 60’), Hoxha (Deliu 68’). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: Sh.Ziri, E.Veseli, G.Vogli (Fushë-Krujë)

Vllaznia, kampione në fuqi të 17-vjeçarëve vijon serinë e rezultateve pozitive. Në përballjen ndaj Besës shkodranët e vegjël kanë vuajtur për të gjetur golin. Kavajasit janë mbrojtur mirë dhe është dashur minuta e 52-të që vendësit të festojnë. Kabuni ka shënuar golin e avantazhit, duke qetësuar shkodranët. Rastet kanë qenë të shumta, por vetëm 1-0.

Dinamo likuidon Teutën
TEUTA – DINAMO 0-2
GOLAT: Kaloshi 3’, Meta 30’ (11-m)
TEUTA: Tepshi, Dema, Bejko, Keçi, Përlleshi, Delilaj, Taullai, Myrtezani, Maloku, Thomai, Vora. (U aktivizuan: Ballgjini, Koçi, Gjyli). Trajner: L.Sejdini
DINAMO: Gjonikaj, Sulejmanaj, Mehdihoxha, Lazri, Hasani, Qilimi, Meta, Muça, Horanlli, Shkupi, Kaloshi. (U aktivizuan: Murataj, Bregasi, Kalemasi). Trajner: Xh.Loshi
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Danaj, E.Sinanaj (Elbasan)

Dinamo fitoi pastër në Durrës, 0-2, në një ndeshje që pati dy tablo. Në pjesën e parë Dinamo ishte më e kujdesshme dhe racionale, ndërsa në të dytën Teuta tregohet sulmuese dhe agresive. Por, ajo që paraqet rëndësi është fiksimi i fitores për Dinamon në 45 minutat e para, pas golave të Kaloshit dhe Metës. Vendësit kontestuan fuqimisht 11-metërshin.

Verdheblutë bëjnë blof
ELBASANI – BESËLIDHJA 0-1
GOLAT: Vocaj 58’
ELBASANI: Balukja, Hela, Kalallari, Turhani, Salla, Çarhoshi, Qemalli, Kotherja, Bullari, Laze, Lutaj. (U aktivizuan: Alla, Mukja, Tupi). Trajner: S.Dalipi
BESËLIDHJA: Jakaj, Kalei, Pervasi, Marku, Pergjini, Simonaj, Gjyrashi, Dodaj, Fusha, Makeldaj, Vocaj. Trajner: O.Gjyrashi
GJYQTARË: E.Guçe, S.Met’hoxha, R.Zeneli (Lushnjë)

Elbasani ka bërë blof në sfidën e djeshme, teksa është mposhtur minimalisht nga Besëlidhja e vendit të fundit. Mjaftoi një gol i Vocajt në minutën e 58-të për t’u dhënë tri pikët lezhjanëve. Loja ka qenë mjaft e dobët nga të dyja ekipet, të cilat ishin të pafuqishme për të krijuar sulme në portat respektive. Për Besëlidhjen kjo ishte fitorja e parë sezonale.

“Poker” i Partizanit
PARTIZANI – SKËNDERBEU 4-1
GOLAT: Musa 2’, Hafuzi 5’, Zhezha 42’, Drita 55’ / Liko 40’
PARTIZANI: Ndoji, Gjoni, Lila, Agalliu, Çema, Zhezha, Plloci, Hafuzi, Musai, Nina, Drita. (U aktivizuan: Farruku, Roshi, Rada). Trajner: G.Tomorri
SKËNDERBEU: Mali, Zylfi, Ninaj, Vila, Koleta, Trëndafili, Muska, Keca, Kupe, Liko, Jaupi. (U aktivizuan: Hoxha, Muçollari, Ropi). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: K.Lapa, A.Shkreta, F.Bylykbashi (Tiranë)

Partizani ka shkatërruar dje Skënderbeun, 4- 1. Brenda pesë minutave të kuqtë shënuan dy herë me Musën dhe Hafuzin. Goli i tretë erdhi në fillimin e pjesës së dytë nga Zhezha. Për korçarët, mbërritja vetëm disa minuta para ndeshjes ka ndikuar jo pak. Udhëtimi i gjatë brenda ditës për ndeshjen ka bërë që lojtarët të shfaqnin shenja lodhjeje në fushë.

Flamurtari nuk fal
FLAMURTARI – SHKËNDIJA D. 2-0
GOLAT: Alikaj 58’, Shenaj 63’
FLAMURTARI: Zekaj, Llanaj, Bregu, Kaçani, Borakaj, Zeqaj, Bleta, Alikaj, Cari, Shenaj, Resulaj. Trajner: A.Nini
SHKËNDIJA D.: Pëllumbi, Kolaj, Bajrami, Xhakoni, Matunja, Vllahi, Musta, Shkëmbi, Milla, Çuni, Dalipi. Trajner: A.Domi GJYQTARË: O.Grabova, I.Llupi, D.Vogli (Fier)

Flamurtari mbetet një kockë e fortë në fushën e vetë, teksa dje ka mundur ekipin e Shkëndijës së Durrësit me rezultatin 2-0. Pjesa e parë e lojës ishte e barabartë, ndërkohë që vlonjatët shpërthyen në të dytën. Alikaj shënoi në minutën e 58- të, ndërsa Shenaj realizoi golin e sigurisë. Miqtë u shfaqën të mefshtë në sulme, duke mos arritur të shënojnë në portën e Zekajt.

Tris i pogradecarëve
POGRADECI – LAÇI 3-0
GOLAT: Zeqollari 36’, Çollaku 62’, Alillari 70’ (11-m)
POGRADECI: Molla, Cina, Shkëmbi, Lipo, Zeqollari, Berberi (Dervishi 41’), Hidri, Çekiçi, Alillari (Pilinci 70’), Kujtimi, Çollaku. Trajner: A.Abazaj
LAÇI: Ujka (Ndreu 70’), Meta, Kërtolla, Martinaj, Bruka, Mërdhoqi, Mihana, Dibra, Lleshi (Lepuri 53’), Veseli, Doda. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: G.Loxe, R.Paramoni, E.Demiri (Korçë)

Pogradeci e ka fituar me një lojë bindëse përballjen ndaj Laçit, e cila është luajtur të shtunën. Rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan plotësisht në pjesën e parë, edhe pse Zeqollari kaloi në avantazh Pogradecin. Në pjesën e dytë protagonistë u bënë Çollaku dhe Alillari. Ky i fundit shënoi me 11-metërsh golin e tretë. Laçi u mundua, por ishte i pafuqishëm.

Goleadë e Shkëndijës
ADA – SHKËNDIJA T. 1-5
GOLAT: Dani 44’/ Zela 27’, 58’, Ndreu 50’, Nuri 63’, Kondakçi 70’ ADA: Hoxha, Banka, Lami, Fratija, Gjergji, Bala, Hasaj, Kakini, Dani, Hysejni, Kavaja. Trajner: S.Bizi
SHKËNDIJA T: Spahiu, Teqe, Lila, Ndreu, Laçi, Thaçi, Lleshi, Trebicka, Nuri, Zela, Kondakçi. Trajner: G.Mahmutaj
GJYQTARË: Xh.Radi, J.Metani, A.Demiraga (Durrës)

Ada ka zhgënjyer tërësisht në shtëpi, duke u mundur me rezultatin e thellë 1-5 nga Shkëndija e Tiranës. Pjesa e para ka pasur rivalitet, pavarësisht se ekipi mik ka arritur të shënojë me anë të Zelës në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë janë vendësit që barazojnë me Danin, por Ndreu, Zela, Nuri dhe më pas Kondakçiu për Shkëndijën u treguan të papërmbajtshëm.

Lushnja, e pathyeshme
LUSHNJA – VLORA 2-1
GOLAT: Kapxhiu 30’, Hasalla 72’ / Metlliu 65’
LUSHNJA: E.Dedei, Shima, Hajdari, Arapi, Xh.Dedei, Llapi, Kapxhiu, Korreshi, Merolli, Gjermeni, Hasalla. (U aktivizuan: Gorrica, Karaj, Zeqo). Trajner: A.Hysko
VLORA: Muho, Myrtaj, Këndella, Aliaj, Hoxhaj, Kasaj, Sulejmani, Jahaj, Haxhiraj, Lamaj, Goro. (U aktivizuan: Alidhaj, Metlliu). Trajner: F.Vidhaj
GJYQTARË: F.Lika, H.Lamaj, E.Kapillari (Berat)

Lushnja e drejtuar nga Arben Hysko ka marrë edhe një tjetër fitore në fushën e vet, këtë herë kundër Vlorës. Edhe pse ka munguar goleada, ashtu siç ka bërë në shumë javë skuadra verdhejeshile, përsëri është shfaqur një futboll i bukur. Kapxhiu dhe Hasalla janë bërë protagonistë për vendësit, ndërsa goli i Metlliut nuk ka mjaftuar për vlonjatët.

Gramozi ikën i fundit
GRAMOZI – BUTRINTI 2-1
GOLAT: Gramo 17’, Rushiti 34’ / Stefani 20’
GRAMOZI: Ymeri, Dake, Rushiti, Hamzaj, Gramo, Iljazi (Koroveshi 25’), Hysenaj, Salihi, A.Iljazi, Kambo, Baçi. Trajner: S.Rustemi
BUTRINTI: Shenaj, Stefani, Omeri (Hysotoçi 41’), Çipa, Braculla, Shameti, Duka, Sulozeqi, Kaçupaj, Kaso, Barka. Trajner: A.Faslliu
GJYQTARË: G.Loxe, E.Demiri, R.Paramoni (Korçë)

Gramozi ka arritur të marrë një trepikësh mjaft të vlefshëm ndaj Butrintit, duke u ngjitur në tabelën e klasifikimit. Vendësit kanë shënuar të parët me anën e Gramos, por Stefani për sarandjotët barazoi shpejt. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e bukur, ku rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por sulmuesit nuk kanë mundur dot të shënojnë më shumë.

Përmbysje e Shkumbinit
SHKUMBINI – LUFTËTARI 3-2
GOLAT: Lamkja 55’, Çela 62’ (11-m), Haricari 68’ / Bellai 43’, Shehu 76’ SHKUMBINI: Dehima, Kaloti, Kapllani, Çela, Lamkja, Kruja, Meta, E.Bashvogli, Tufa, Haricari, Sharka. (U aktivizuan: Xhyra, Roci). Trajner: B.Zyba
LUFTËTARI: Roka, Garo, Kalemi, Llaka, Kazma, Peçi, Shupuli, Gaba, Zhapa, Bellai, Lazaj. (U aktivizuan: Shehu, Bedaj, Spahiu). Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: D.Muça, E.Zdrava, A.Robo (Elbasan)

Skuadra e paratërinjve peqinas është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur në fushën e vet Luftëtarin me rezultatin 3-2. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe është mbyllur pa gola. Në pjesën e dytë miqtë kalojnë të parët në avantazh me Bellain, por peqinasit reagojnë shpejt, duke shënuar tre gola me Lamkjen, Çelën dhe Haricarin. Shehu shkurtoi diferencën në 3-2.

BILISHT SPORT – CËRRIKU 0-3
GOLAT: Hysa 8’, Kita 18’, Kl.Boduri 47’
BILISHT SPORT: Meka, Shkëmbi, Dangelli, Berberi, Nastimi, Sulçe, K.Baçi, Bakalli (Gorka 57’), Zybçe, Lumi (Islami 18’), M.Baçi (Keço 44’). Trajner: R.Bedulla
CËRRIKU: Qosja, Duka, Tabaku, Kr.Boduri, Alla, Kl.Boduri, B.Bilali (Stojku 30’), F.Bilali, Basha (Ballkoçi 60’), Kita, Hysa. Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: J.Mane, E.Kote, M.Kapllani (Ersekë)
KARTONË TË VERDHË: Dangelli, Bakalli / F.Bilali, Kr.Boduri

OLIMPIKU – BYLISI 2-3
GOLAT: Muçollari 32’, Reka 78’ / Tahiraj 24’, 56’, Mustafaraj 45’
OLIMPIKU: Sula, Jakupi, Kodaci, Murati, Muçollari, Dushi, Kansaj, Reka, Haka, Agasi, Spahiu. (U aktivizuan: Gjoshi, Lleshi). Trajner: L.Pano
BYLISI: Karici, Asllani, Diellaj, Vrenozi, Korita, Kollozi, Grëmbi, Çaushaj, Mustafaraj, Salaj, Tahiraj. (U aktivizuan: Prifti, Prenika, Metaj). Trajner: R.Mehmeti
GJYQTARË: F.Zeneli, Xh.Biba, F.Alimani (Kukës)

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *