Te Rinjte U-19 — 18 Maj, 2012 10:32

Ironia për ekipin e parë, Partizani kampion me U-19

BYLISI – PARTIZANI 0-3
GOLAT: Sina 6′ (11-m), 67′, Xhaçi 39′
BYLISI: Hysenaj, Sulaj, Musaraj, K.Bregu, Çobo, Idrizi, Brakaj, Meta, A.Bregu, Kolgega, F.Hajdaraj. Trajner: E.Yzeiri
PARTIZANI: Dibra, Koçiaj, Mulo, Lika, Bliu, Sino, Hasani, Zyba, Xhaçi, Demiri, Brahimaj. (U aktivizuan: Cami, Limani, Qamo). Trajner: G.Tomorri
GJYQTARË: H.Rakipi, E.Pasha, A.Kamberaj (Patos)

Partizani është shpallur kampion i Kategorisë së Parë për grupmoshën U-19, pas fitores së djeshme ndaj Bylisit në transfertë. Ekipi i drejtuar nga Genc Tomorri nuk e ka pasur të vështirë triumfin, teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0. Kësisoj, një javë para përfundimit të kampionatit, të kuqtë janë matematikisht kampionët e Shqipërisë. Sezonin e ardhshëm të rinjtë e Partizanit do të militojnë në Kategorinë Superiore të kësaj grupmoshe. Në ndeshjen ndaj Bylisit, të kuqtë mbyllën gjithçka që në pjesën e parë. Në minutën e 6-të Sina kaloi në avantazh Partizanin, pas goditjes së saktë nga pika e bardhë. Ndërkohë, afër fundit të pjesës së parë, Xhaçi realizoi golin e qetësisë për të kuqtë. Në pjesën e dytë reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm, por mbrojtja e Partizanit, e rreshtuar mjaft mirë, kryen si duhet detyrën e saj. Miqtë gjejnë edhe golin e sigurisë në minutën e 67-të, teksa është sërish Sina që shënon.
Mario Gjika

Te lidhura me artikullin:

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *