Telushi gradohet kapiten i vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2014 | 10:00

Telushi gradohet kapiten i vlonjatëve

Telushi dhe Gledi MiciBruno Telushi do të jetë kapiteni i ri i Flamurtarit. Në fakt mesfushori vlonjat e ka marrë në dorëzim shiritin e kapitenit që në ndeshjen me Tiranën që u luajt në Vlorë. Ndërkaq, ky është një vlerësim i madh për Telushin që në fakt ka dalë nga akademia vlonjate dhe që prej shumë vitesh është pjesë e Flamurtarit. Edhe në nominimet dhe vlerësimet që drejtuesit e klubit kanë bërë shpesh, Telushi është vlerësuar me notë maksimale. Prej disa vitesh shiriti i kapitenit te Flamurtari është mbajtur nga Franc Veliu. Tashmë, skuadra ka kohë dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, pasi gara është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"