Tentativa e fundit për Pejiçin, ja oferta e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2016 | 9:42

Tentativa e fundit për Pejiçin, ja oferta e Partizanit

Merkato dimërore e të kuqve të kryeqy tetit mbetet e hapur dhe, për momentin, beteja e drejtuesve të klubit është përforcimi i repartit sulmues. Ndeshja e parë e turit çerekfinal të Kupës me Laçin tregoi se Partizani ka mangësi të mëdha në repartin ofensiv.pejic Drejtori i përgjithshëm Dervishi, në daljen e fundit për mediat, pohoi se pret edhe dy afrime në sulm, ku njëri konsiderohet i konfirmuar. Partizani ka arritur akordin me argjentinasin Agustin Gonzalo Torasa. 27-vjeçari vjen si sulmues i dytë.

Ai luan kryesisht nga krahët, pasi është edhe shtatshkurtër, 164 cm. Torasa pritet të vijë të mërkurën në Shqipëri, ku do të nënshkruajë me të kuqtë. Me argjentinasin të konfirmuar, Partizani kërkon që në ditët e mbetura të merkatos të afrojë edhe një “pykë”. Për të plotësuar këtë dëshirë të trajnerit Agostineli, të kuqtë i janë rikthyer sërish pistës Pero Pejiç.

Sulmuesi kroat e ka pohuar vetë para disa ditëve për “Panorama Sport” se ka marrë ofertë nga Partizani, si dhe i pëlqen që të rikthehet në Shqipëri, por gjithçka varet nga klubi iranian ku bën pjesë. Për momentin, Pejiç nuk po gjen hapësirë tek Esteghlali, por ajo që e bën sulmuesin të ndihet komod është paga. Ai merr rreth 20 mijë dollarë në muaj.

Mësohet se drejtuesit e Partizanit i kanë vijuar tratativat për marrjen e Pero Pejiçit, i cili mund të vishet i kuq si i huazuar. Duke parë se 33-vjeçari po “ngroh” stolin në Iran, Partizani i ka kërkuar zyrtarisht Esteghlal që ta huazojë kroatin për pjesën e mbetur të sezonit, si dhe paga e lojtarit të ndahej mes dy klubeve.

Në pesë muajt në vazhdim Pejiçit i bie që të marrë 100 mijë dollarë dhe propozimi i të kuqve është që ata të japin 40 mijë dhe iranianët pjesën tjetër. Tani kryeqytetasit mbeten në pritje të përgjigjes që do të japin drejtuesit e Esteghlal për ofertën e paraqitur për huazimin e sulmuesit. Me afrimin e 33-vjeçarit, sulmi do të konsiderohej i kompletuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"