Tërbuni

Emri i plotë: Tërbuni i Pukës
Nickname: Shqiponjat e Veriut
Themeluar: 1939
Stadiumi: “Ismail Xhemali”
President: Petrit Syla
Trajner: Vladimir Gjonaj

Tërbuni përfaqëson si klub futbolli rrethin e Pukës, ku ka edhe qendrën, ku luan edhe ndeshjet, ndërkohë që në sezonin 2010-2011 garonte në Kategorinë e Dytë, në Grupin A, ose siç njihej ndryshe Grupi i Veriut. Nën drejtimin e trajnerit elbasanas Gentian Stojku, me mbështetjen e sigurtë financiare të presidentit Petrit Syla, skuadra pukjane e mbylli kampionatin në vendin e parë të Grupit A, në kuotën e 42 pikëve, duke fituar kësisoji të drejtën direkt për t’u ngjitur një kategori më lart. Tërbuni luajti edhe finalen e Kategorisë së Dytë me Partizanin, si skuadra kryesuese e Grupit B, të cilin e mundi në “Selman Stermasi” me rezultatin 3-1. Në këtë mënyrë, pukjanët u shpallën edhe kampionët e kësaj kategorie. Sezonin 2011-2012, ata do të luajnë në Kategorinë e Parë, ku kanë milituar edhe më herët.

Skuadra 2012-2013

Portierë

  E. Aga   D. Guga

Mbrojtës

  A. Çeka   E. Çerepi
  K. Kllogjeri   A. Mone
  K. Sulollari   E. Vargu

Mesfushorë

  M. Agastra   O. Baze
  B. Greca   R. Karaj
  M. Metani   O. Pepaj
  E. Rroca  

Sulmues

  J. Kulli   S. Lapi
  A. Mitraj